E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Acari në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mbaroi

ramaKryesocialisti Edi Rama, duke folur në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini, ka thënë se acari në marrëdhëniet tona, mori fund dhe vera do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Duke folur për çështjen e shumë diskutuar të kufijve detarë, Rama ka thënë:

Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt.

Ndërsa duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Rama është shprehur se:

Rezultati i këtyre zgjedhjeve është rikthim në pushtet i popullit, i cili ishte për një kohë të gjatë nën pushtetin e një njeriu të vetëm. Fitorja ishte triumf që na ngarkoi me përgjegjësi të vlerësojmë mbi të gjitha, që populli shqiptar do një ndryshim shumë më të madh, sesa thjesht një ndryshim politik dhe ngjyrash. Fitorja është kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të të bërit politikë gjatë qeverisjes së vendit. Epoka dramatike e qeverisjes, që ishte perceptuar si qeverisja one man shoë, me një kryeministër që ishte njëherësh president, kreu i drejtësisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i Shërbimit të fshehtë madje edhe drejtori i RTVSH etj., u mbyll njëherë e mirë të dielën e shkuar nga populli shqiptar. Qytetarët kanë hapur një epokë të re me votën e tyre të qartë dhe nuk ka kthim pas./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›