Rama: Afati dy javor, ultimativ Denis Dedej
"Djegia e fleteve te votimit eshte djegie e cdo shansi per zgjidhje". Ky eshte paralajmerimi i bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me opsionin e mazhorances per zbatimin e nenit te 178 pika 6 per ceshtjen e kutive. Ne lidhje me kete nen ka nje opsion te hapur nga ana e mazhorances, qe ne rast se hapen kutite e materialeve zgjedhore, atehere fletet e votimit digjen. Por ne komunikimin e djeshem per mediat, kryesocialisti ka theksuar se mund te flitet per ezaurim te ceshtjes, kur te mbyllet ky proces dhe te filloje procesi hetimit. "Ne jemi jashtezakonisht te bindur se procesi shkon ne drejtimin e duhur dhe se rruga e transparences po hapet. Vete fakti qe kutite e dokumentacionit zgjedhor do te hapen, eshte i mjaftueshem ne vetvete per te kuptuar se cfare progresi te jashtezakonshem ka bere kauza jone", nenvizoi Rama. Nga ana tjeter, ai riperseriti se asnjehere nuk kane kerkuar rinumerim per efekt te rezultatit, por kane kerkuar hetim te fleteve te votimit per efekt te transparences, si pjese e hetimit te pergjithshem ku perfshihen padyshim kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne daljen e djeshme per mediat, lideri socialist percolli edhe tre mesazhe per kryeministrin Berisha, lidhur me zhvillimet ne kuadrin e tryezes se Strasburgut. "E para, qeverise nuk i kerkon kush te ofroje hapesire per opoziten, po i kerkojme te mos pengoje opoziten te shfrytezoje hapesiren qe i jep Kushtetuta, ligji dhe mandati i popullit", deklaroi Rama. Sipas tij, opozita kerkon nga zoti Berisha as me shume e as me pak, sesa te kuptoje qe ky vend nuk eshte mbreteri, por eshte Republike Kushtetuese. Ai tha se ne kete vend askush nuk mund te ndalohet qe te gezoje lirine qe i jep Kushtetuta dhe te ushtroje te drejtat qe i jep ligji. "E dyta, zoti Berisha as e misheron, as e perfaqeson sovranitetin e vendit, po thjesht drejton nje prej pushteteve kushtetues te ketij vendi sovran, ku kryeministrit nuk i ka dhene as Kushtetuta, as ligji, dhe as me pak pastaj populli, ndonje mandat per te folur a per t'u sjelle si te ishte naltmadhnia yne, ose akoma me keq per te vepruar kunder Kushtetutes, ligjit dhe interesave publike apo private te kujtdo shqiptari", vijoi me tej mesazhin kryesocialistin. Rama theksoi se eshte koha e zgjidhjes se problemit te transparences me urtesi dhe largpamesi. Ai shprehu gatishmerine per zgjidhjen, por kurre nuk do te terhiqen perpara arrogances dhe driteshkurtesise se pushtetit. "Dhe e treta, afati dy javor, ka padyshim nje permbajtje ultimative, te cilen zoti Berisha njesoj si une, nuk ka asnje arsye as ta dyshoje, e as ta mohoje, perderisa na eshte thene fare shkoqur nga miqte dhe partneret e Shqiperise, edhe publikisht, se cfare kostoje do te kishte per vendin moszgjidhja e problemit te transparences brenda ketij afati", perfundoi tre mesazhet ndaj kreut te mazhorances, lideri i PS. Ne fjalen e tij, kryesocialisti preku edhe ceshtjen e liberalizimit, duke ftuar "kryeministrin qe te mos ua vonoje shqiptareve heqjen e vizave me shume sec ua ka vonuar dhe te hape rrugen e zgjidhjes, duke mos menduar se deshtimin e mundshem, te radhes, per liberalizimin e vizave do t'ia faturoje opozites".