E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftaraj, padi Valiajt per kryengritje

Kastriot Myftaraj, analisti ne mediat shqiptare ka bere kallezim penal ndaj kreut te G99, Erion Veliaj per bllokim te rrugeve, kercenim per kryengritje dhe vepra te tjera penale. Nderkohe qe i drejtohet jo vetem Ina Rames, por dhe ministrit Basha e ambasadorit te SHBA, Uidhers. Myftaraj ne kallezimin e tij thote se prej dates 1 maj 2010, deri ne daten 19 maj 2010 ka qene nje nga pjesemarresit madje edhe drejtuesit e nje grupi njerezish, te cilet bllokuan bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne qytetin e Tiranes, duke vendosur pengesa metalike, si dhe duke ngritur cadra ku u vune krevate, tavolina, dushe, WC portative, dhe ku Erion Veliaj kaloi 19 dite e net pa nderprerje, duke fjetur, ngrene, urinuar, si dhe bere veprime te tjera te jetes se tij private, pikerisht ne mes te bulevardit, duke sjelle me veprimet e tij, bllokimin e trafikut, ndotjen e mjedisit, si dhe pasoja te tjera kriminale. Me keto veprime, Erion Veliaj, sipas Myftarajt ka konsumuar disa vepra penale konkurruese. "Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme, e parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal. Per te 19 ditet qe Erion Veliaj qendroi ne mes te bulevardit qendror te Tiranes, ai dhe te tjeret nuk kerkuan leje ne organet kompetente dhe as e paten nje te tille. Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik, e parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal. Policia e Shteti cdo dite ka kerkuar, sipas ligjit, qe njerezit qe kishin bllokuar rrugen, nder te cilet edhe Erion Veliaj, te largoheshin, por ata kundershtuan qe ta bejne kete. Madje Erion Veliaj ka konsumuar vepren penale ne fjale, ne rrethana renduese te parashikuara nga paragrafi i dyte i nenit 236, i cili sanksionon se kur kjo veper penale kryhet me shume se nje here, personi qe e ka kryer ate denohet me burgim, nga tre deri ne shtate vjet", ka renditur veprat penale Myftaraj. Per te, kreu i G99 ka kryer vepren penale te pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, shtyrja e te miturve ne krim, e parashikuar nga neni 129 i Kodit Penal. Erion Veliaj, sic mund ta shikoni ne website zyrtar te G-99, ka biseduar me lypes te mitur, te cileve u ka bere propagande per kauzen e tij, ne nje kohe qe po konsumonte vepra penale ne ndjekjen e saj. Neni 129 parashikon nje denim deri ne pese vjet burg, vjedhja e energjise elektrike, e parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal. Gjate 19 diteve te qendrimit te kunderligjshem ne shesh, shtetasi Erion Veliaj eshte furnizuar me energji nga lidhje te paligjshme, per ndricim, ngrohje (uje), aparate televizive dhe kompjuterike, celular (karikim), demtimi i rrjetit te ujesjellesit, i parashikuar nga neni 159 i Kodit Penal. Gjate 19 diteve te qendrimit te kunderligjshem ne shesh, shtetasi Erion Veliaj eshte furnizuar me uje te bollshem nga lidhje te paligjshme, demtimi i veprave kulturore, e parashikuar nga Neni 160 i Kodit Penal. Bulevardi "Deshmoret e Kombit" eshte me ligj pjese e nje ansambli monument kulture, kryerja e veprave te turpshme e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. Erion Veliaj, gjate 19 diteve i kreu nevojat fiziologjike ne menyren me te lirshme, ne bulevardin qendror te Tiranes, nuk me rezulton qe lypesit e mitur, qe mban perreth te kene qene ndonjehere larg tij ne kete kohe, por mund te hetohet me thelle per kete ceshtje, duke u pyetur ata. "Nese ndiqet logjika penale, me te cilen prokuroria ka vepruar ne ceshtjen penale te "Gerdecit", ku te pandehurit jane akuzuar per vrasje me dashje, atehere Erion Veliaj me venien e pengesave para institucioneve kryesore te vendit (Kuvendi, selia e Kryeministrise), ka konsumuar vepren penale te kryengritjes, te parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, madje paragrafi i dyte parashikon rrethana renduese per udheheqesit dhe organizatoret, njeri prej te cileve ishte i kallezuari dhe qe denohen me burgim te perjetshem", leshon akuzim me te rende Myftaraj.
Myftaraj:"S'lejoj qe Veliaj, te me denoje ne mungese"
"Prokuroria ka detyrimin qe te tregoje se ligji eshte i barabarte per te gjithe, sic thote parimi i Kushtetutes se Shqiperise, duke filluar ceshtjen penale ndaj shtetasit Erion Veliaj, duke e marre te pandehur ate. Une i kerkoj Prokurorise qe te investohet seriozisht ne kete ceshtje, sepse mos investimi i saj ne te, do te sjelle pasoja te renda ne nje gjykim penal te filluar nga Erion Veliaj dhe qe e kam permendur me lart. Une do te ndermarr te gjitha veprimet ligjore, qe te mos lejoj qe Erion Veliaj te realizoje planin e tij qe te me denoje ne mungese, duke mos me dhene mundesi as te mbroj veten, gje qe kerkon ta realizoje duke sjelle si prove ne gjykim nje artikull tim, ne nje kohe qe une nuk figuroj si i kallezuar ne kallezimin e bere prej tij si i demtuar akuzues i supozuar. Ne rast se prokuroria nuk fillon ceshtjen penale dhe ta marre te pandehur Erion Veliaj, une do ta ndaloj me te gjitha mjetet trupin gjykues qe te vazhdoje gjykimin, ne baze te parimit kushtetues, se te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›