E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Aleancë me LSI-në nëse largohet nga Qeveria

Por, kryetari i opozitës tha se do të ketë aleancë me LSI-në vetëm nëse kjo e fundit largohet nga qeveria e Berishës, me të cilin është në koalicion që prej vitit 2009.

Fatos Nano sipas Ramës mbetet në garë për President dhe deri më tani nuk ka humbur asnjë shans, teksa në lidhje me Neritan Cekën tha se “është pjesë e folklorit që si ndahet asnjëherë Shqipërisë edhe kur diskutohet për çështjet më Serioze”.

I pyetur se a ka PS-ja një axhendë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme nëpërmjet çështjes së Presidentit, lideri i opozitës tha prerazi: “Jo! Partia Socialiste ka në axhendë domosdoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti që të jetë unifikim i unitetit të kombit”.

                                                                                             2012-05-19 09:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›