E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, nis punimet Samiti i G8-ës

“AFP” thotë se Obama, i veshur me kostum por pa kravatë, përshëndeti miqësisht krerët e samitit duke nisur me liderët drejtues të Bashkimit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Herman van Rompuy.

Presidenti francez, François Hollande ishte i fundit prej krerëve që mbërriti në rezidencën e pushimeve të përdorur nga presidentët amerikanë. Kam David ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të Uashingtonit.

Në grupin e tetë vendeve më të industrializuara në botë përfshihen SHBA-të, Britania e Madhe, Kanadaja, Italia, Franca, Gjermania, Japonia dhe Rusia.

Ky është Samiti i parë në të cilin merr pjesë Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Francois Hollande. Teksa Presidenti tjetër i sapozgjedhur, ai i Rusisë, Vladimir Putin, ka dërguar në Samit kryeministrin e vendit Medvedev, duke e shtyrë kështu edhe për më shumë se një muaj takimin me liderët botërorë.

Mediet botërore shkruajnë se në këtë samit, pritet që liderët botërorë të ushtrojnë presion mbi kancelarin gjermane Angela Merkel, programi i kursimit në Eurozonë i së cilës duket se ka dështuar.

                                                                                             2012-05-19 09:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›