E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Arsimi, si do qeverise PS

DURRES- Rruga e ideve per te ardhmen e PS ne sektorin e arsimit ka vazhduar te kristalizohet ne qytetin e Durresit ne nje takim me mesues dhe pedagoge te ketij qyteti. Kryetari socialist, Edi Rama ka vazhduar fazen e dyte te "Dialogut me Shqiperine". Duke bashkebiseduar me pjesemarresit, ai iu referua statistikave qe tregojne se ne qarkun e Durresit 84 per qind e mesuesve te arsimit baze jane me shkolle te mesme, ndersa ne bashkine e ketij qyteti 70 per qind e mesuesve te arsimit baze jane me arsimin e mesem. Kjo eshte nje situate e patolerueshme dhe e paimagjinueshme per vete sistemin arsimor ne vend nenvizoi Rama. "Partia Socialiste, me misionin qe ka marre, te ndryshojme faqen e vendit dhe te ndryshojme prirjen negative ne sektoret me te rendesishem te jetes, ku arsimi eshte pa dyshim sektori i sektoreve", ka deklaruar dje Rama. Teksa eshte shprehur se, pavaresisht faktit se sot shqiptaret jane ne nje gjendje teper te veshtire, neser do te jene ne nje gjendje edhe me te veshtire, ne rast se nuk do te investohen me te gjitha fuqite shpirterore, intelektuale dhe financiare, per t'i dhene femijeve, gjenerates te se nesermes, mundesine te pajiset me instrumentet e asaj dije, pa te cilat e ardhmja do te jete e pamundur te perballohet ne kompleksin e sfidave te saj. Duke evidentuar faktin se po punohet per nje te ardhme me te mire te vendit, nepermjet nje politike te re dhe ndryshe, pertej te majtes dhe te djathtes, kreu socialist Rama eshte shprehur se pushteti nuk eshte qellim ne vetvete, por eshte mjet per te realizuar qellimet e medha. "Ky eshte qellimi i madh, te ndryshojme arsimin dhe kushtet e arsimimit ne Shqiperi, per te bere te mundur qe ato qindra miliona euro, te cilat prinderit ne kete vend i paguajne per shkollimin e femijeve te tyre jashte shtetit, te mund te mbeten ketu", ka qene deklarata e liderit socialist. I cili ka nenvizuar se dhe ne rastin ku nje pjese e tyre do te vazhdojne te shkojne jashte per te paguar studime ne vende te tjera, kjo te vije si rezultat i nje zgjedhje te lire dhe jo si nje zgjedhje te detyruar per shkak te pamundesise per t'i dhene femijes shkollimin me te mire te mundshem ne vendin tone. Per Ramen keto jane qellimet e medha qe duhet te kete, cdo dite e me shume, me qarte Partia Socialiste, gjithmone ne funksion te njerezve, te atyre per te cilet ekziston edhe politika, per te permiresuar jeten e perbashket, jo thjesht jeten individuale te atyre qe merret me politike, per te permiresuar kushtet ne vendin tone te perbashket. "Per te bere te mundur qe ne te gjithe se bashku, t'i japim dinjitet politikes, duke kuptuar dhe duke kontribuar per nje politike te re, qe nuk eshte asgje me shume dhe asgje me pak se sa pjesemarrja ne te gjitha hapesirat qe krijohen mes njerezve per qellime te perbashketa, permes kontributesh individuale", ka deklaruar Rama. Ai ka vleresuar ne menyre te vecante ata qe vijne drejtperdrejte nga klasat, auditoret dhe qe vijne me deshiren "per te dhene nje kontribut per kete rruge te re qe ne mund ta hapim dhe do ta hapim se bashku, duke i kapercyer kufijte e partise, muret qe jane gjendur mes partise dhe njerezve, duke i kapercyer hendeqet qe politika ka ngritur, vetem per interesa personale, klanore dhe grupesh politike. Dhe duke e kthyer hapesiren e bashkeveprimit dhe te dialogut ne Partine Socialiste, ne nje hapesire me njerezit dhe per njerezit". Nderkohe qe kreu socialist, qe nga Durresi nuk ka munguar te sulmoje programin e Qeverise. Sipas tij, ne programin e kesaj qeverie, eshte shkruar e zeze ne te bardhe, qe arsimi profesional, do te zinte 45 %. "Sot jemi kaq larg kesaj shifre, qofte edhe sikur te besojme, se shifra zyrtare prej 14% eshte reale, por ne fakt, edhe shifra zyrtare prej 14 % nuk eshte reale, por e rrejshme, pikerisht per arsye se arsimi yne profesional nuk eshte ne gjendje t'i pajise ata qe e ndjekin, me instrumentet per t'u integruar ne tregun e punes", tha Rama. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›