Rama Askush te mos guxoje te preke zgjedhjet

Në një bashkëbisedim me gazetarë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama
deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të rindërtohet, pasi
në gjendjen aktuale është një vegël e familjes në pushtet.
"KQZ duhet të riformatohet, por nëse duan të shkojnë në zgjedhje me këtë KQZ, le të shkojnë, por ata që do të cënojnë zgjedhjet do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre. Kushdo që do të guxojë të prekë fitoren tonë, do të marrë përsipër të paguajë çmimin", tha Rama. Kryesocialisti, duke i dhënë përgjigje gazetarëve, u shpreh se koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim është objektiv afatgjatë. "Marrëveshja me LSI-në është shumë e detajuar dhe është nënshkruar publikisht mbi një tekst prej 15 pikash", tha Rama, duke shtuar se për listat e kandidatëve për deputetë, PS po punon ende për skuadrën e vet, pasi po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë. Një pikë tjetër, të cilën Rama e preku në fillim të takimit, ishte shqetësimi i ngritur nga një raport i Bankës Botërore për nivelin e lartë të analfabetizmit funksional mes 15-vjecarëve shqiptarë. "Nivelin e analfabetizmit e nxorri edhe BB në raportin e publikuar, ndërkohë që Qeveria na mohon faktet e publikuara. Sistemi i arsimit është i dështuar dhe ne jemi të vendosur për ta kthyer përmbys", tha Rama. E ndërsa në Kuvend u miratua me 71 vota pro ngritja e komisionit hetimor për të ashtuquajturin incident të Vjenës, kryesocialisti Rama ironizoi aktin e Partisë Demokratike, duke theksuar se me veprim po tregon se kjo forcë politike po rrënohet cdo ditë e më tepër.