E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha mbyll fushatën në Fier: Në 100 ditët e para u rikthejmë dinjitetin familjeve shqiptare

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qytetin e Fierit.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal te prezantimi i programit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen “në këtë moment epik për vendin”.

“Sot me programin e Fierit madhështor dhe programin e Shqipërisë Madhështore, shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre. Ndaj dhe, këto tetë ditë duhet të bëjmë natën ditë, fjalën mjaltë, të trokasim në çdo zemër për t’u bashkuar në një moment epik për kombin, në një moment që ne ndajmë epokat”, tha Berisha.

Berisha thekoi se “sot, opozita nuk është më kurrë pakicë. Sot, çdo shqiptar i cili konsideron dinjitetin njerëzor si shtyllë kryesore të lirisë dhe ekzistencës së saj, është për opozitën”.

Berisha tha se “opozita më 11 maj, në 100 ditët e para u rikthen dinjitetin pensionistëve të familjes suaj dhe të të gjitha familjeve shqiptare”.

“Në 100 ditët e para, në një akt respekti, detyrimi madhor ndaj tyre, detyrimi madhor për kontributin që ata kanë, në një akt mirënjohjeje për çfarë ata kanë bërë për Fierin dhe Shqipërinë, ne vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, 200 euro”, premtoi Berisha.

Berisha tha se do të vendosin pensionin minimal 200 euro.

“Ne, vendosim rrogën minimale 500 euro”, shtoi Berisha.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›