E Martë, 3 Nëntor 2026

ISLAMABAD – Pakistani teston një sistem të ri armësh, mes tensioneve të larta me Indinë

ISLAMABAD, 3 maj /ATSH-DPA/ – Pakistani tha sot se kishte testuar një sistem të ri armësh, ndërsa tensionet me rivalen e përbetuar, Indinë, mbetën të larta mbi Kashmirin, pas një sulmi terrorist vdekjeprurës në rajonin e diskutueshëm.

Pakistani kreu një “lëshim të suksesshëm stërvitor të Sistemit të Armëve Abdali — një raketë tokë-tokë me një rreze veprimi prej 450 kilometrash”, tha krahu i medias së ushtrisë.

“Lëshimi kishte për qëllim sigurimin e gatishmërisë operacionale të trupave dhe vlefshmërinë e parametrave kryesorë teknikë, përfshirë sistemin e përparuar të navigimit të raketës dhe karakteristikat e përmirësuara të manovrimit”, shtoi deklarata.

Ky veprim vjen ndërsa fqinjët e armatosur me armë bërthamore janë në prag të një përplasjeje ushtarake.

Ata tashmë kanë mbyllur kalimet kufitare, kanë bllokuar tregtinë, kanë ulur marrëdhëniet diplomatike dhe kanë urdhëruar dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit në masa hakmarrjeje.

Më 22 prill, të paktën 26 turistë u vranë në qytetin Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India.

Nju Delhi e drejtoi gishtin nga Islamabadi për fshirjen pas vrasjeve.

Pakistani e mohoi akuzën dhe ofroi të zhvillonte një hetim të pavarur./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›