Rama: Ballafaqim model. Hapje e re e PS Tiranë
TIRANE- Vetem pak kohe pas shpalljes se Saimir Tahirit fitues ne garen per PS-ne e Tiranes, kryesocialisti Edi Rama ka vleersuar edhe njehere ballafaqimin mes dy kandidateve.
Ne profilin e tij ne Twitter, Rama ka shkruar edhe rezultatin e votave, qe e nxoren Tahirin fitues me nje epersi te konsiderueshme.
“390 Saimir Tahiri e 153 Ilir Zela ne perfundim te nje ballafaqimi model per nje force europiane.Tani radha per nje hapje te re te PS Tirane!”- shkruan Rama.