Operacion antidrogë në Tiranë, 5 të arrestuar
TIRANË- Policia ka arrestuar pesë persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni antidrogë në kryeqytet, koduar Eagle.
Gjate nje konferece per shtyp policia njoftoi se jane arrrestuar shtetasit Denis Birjami 35 vjeç, Martin Çela 28 vjeç, Nevil Lula 31 vjeç, Ortjon Gruri 29 vjeç, Alban Gruri 33 vjeç të cilët akuzohen për prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar janë sekuestruar 50 gr kokainë, 5.4 gr heroinë, 2.4 gr kanabis dhe disa armë dhe një sasi municionesh.
