Shoferi i dehur tete te vdekur e 41 te plagosur
Autobusi i linjes Tirane - Athine ka rene nga nje lartesi prej 100 metrash. Pasagjeret pohuan pas ngjarjes se shoferi ishte i pire dhe se gjate kohes se udhetimit fliste ne telefon. Ekspertet ende nuk kane dale ne perfundime per shkaqet e aksidentit
Entela Bani
Nje shofer i dehur dhe qe fliste ne telefon ndersa tete vete kane vdekur e 41 kane mbetur te plagosur. Ky ka qene bilanci i aksidentit te ndodhur mbremjen e se henes ne aksin Fier - Tepelene ne afersi te fshatit Ziaj te komunes Fratar. Mes viktimave jane shenuar te rinj si dhe femije nderkohe qe shume prej te plagosurve kane perfunduar ne sallat e operacionit ne Gjirokaster Tepelene Fier e Tirane.
Mes viktimave shume kane qene familjare. Shoferi i autobusit te linjes Tirane-Athine me targa greke INB 9900 i kompanise Alba Trans ishte shtetasi grek Tomas Cogas Tomas Tsogas nderkohe qe deshmitare te aksidentit bejne te ditur se ne momentin e ngjarjes drejtuesi i mjetit ishte duke folur ne telefon. Ndryshe nga cmendohej aksidenti ka ndodhur ne pjese te drejte te rruges pak metra pa hyre ne nje kthese
Ngjarja
Autobusi i linjes Tirane-Athine eshte nisur ne oren 1700 nga Tirana. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 1950 kohe ne te cilen drejtuesi i mjetit kishte marre te gjithe pasagjeret ne ndalesat e ndryshme te tij pergjate rruges.
Shoferi ka qene i dehur si dhe duke folur ne telefon ne momentin qe mjeti ka dale nga rruga ndersa ai ka ecur drejt pa e marre kthesen.
Pasagjere te autobusit kane pershkruar se u eshte dukur sikur kishin ngjitur nje mal ne kohen qe mjeti eshte rrokullisur disa here duke perfunduar ne nje humnere ne rreth 100 metra thellesi.
Ndalesa ka qene me rrota perpjete teksa menjehere ne vendngjarje kane mberritur banore te zones te shokuar me ate cka kane pare. Veshtiresia ka qene e madhe jo vetem per shkak te renies ne thellesi por edhe per faktin se ora e vone si dhe moti i keq ka bere qe te ishte shume i nevojshem ndricimi aq me teper qe ky aks edhe pse kombetar nuk ka asnje ndricim pergjate nates.
Forca te policise rrugore FNSH forca te RENEA-s i jane drejtuar vendit te ngjarjes dhe njekohesisht autoambulanca te shumta jane nisur nga spitalet e Fierit Tepelenes e Gjirokastres drejt vendit te ngjarjes. Ne autobus ndodheshin 49 pasagjere pervec shoferit nderkohe qe ne minutat e para te ngjarjes ende ishte frike qe te deklarohej nese kishte apo jo te vdekur.
Operacioni
Veshtiresia me e madhe ishte nxjerrja e trupave nga autobusi. Thellesia ne te cilen ka rene autobusi e ka bere te veshtire nderhyrjen. Ngjitja dhe zbritja e njerezve per ne vendin ku kishte rene autobusi eshte bere me litare nderkohe qe levizja e mjetit eshte bere me ane te dy skrepave te vena ne disposicin nga Bashkia e Memaliajt.
Te plagosurit dhe te vdekurit jane transportuar me zetore deri ne momentin e daljes ne rruge nderkohe qe zetoret shoqeroheshin edhe nga nje punonjes i policise. Nxjerrja e trupave ka zgjatur qe nga ora 2030 deri ne 2328 kur ishte edhe levizja e fundit.
Kornize Panik ulerima dhimbje mes erresires
Tmerr panik e dhembje. Kjo ka qene korniza e jashtme e aksidentit tragjik te ndodhur mbremjen e se henes ne rrugen kombetare Ballsh- Tepelene ku humben jeten 8 persona dhe u plagosen 41 udhetare ndersa brendia ka pasur ngjyrime edhe me te erreta qe nxiheshin akoma me shume nga erresira dhe shiu i rrembyeshem.
Uniforma blu efektiva zjarrefikes banore te zones e te aferm te udhetareve kane punuar se bashku per me shume se tre ore e gjysme per shpetimin e te mbijetuarve dhe nxjerrjen e kufomave nga autobusi i permbysur.
Terreni mjaft i veshtire dhe moti me stuhi e kane veshtiresuar edhe me tej operacionin e shpetimit nderkohe qe per levizjen e autobusit jane perdorur dy automjete te renda skrepa ndersa te plagosurit dhe viktimat jane transportuar me zetor.
Dhembja per ata qe humben jeten dhe per te lenduarit ka qene shume e madhe dhe e percjelle te te gjithe ata qe ishin te pranishem ne vendngjarje ndersa ulerimat e te mbijetuarve paralizonin situaten dhe nxisnin per me shume perkushtim per ti nxjerre nga autobusi. Situata rendohej edhe me tej nga prania e te afermve te viktimave e te plagosurve te cilet nuk dinin se cfare kishte ndodhur me familjaret e tyre.
Deri ne momentet e fundit ende nuk dihej nese kishte persona te tjere ne autobus. Ne oren 2328 operacioni i shpetimit ka perfunduar dhe vemendja me tej eshte perqendruar te te plagosurit te cilet jane transportuar drejt spitaleve te Tepelenes Gjirokastres Fierit e Ballshit. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili qe ka mberritur ne vendngjarje ka kerkuar vemendje maksimale per rehabilitimin e te gjithe te lenduarve.
Per tu mbajtur shenim
Kur nxirrnin te gjallet e gjithe levizja shoqerohej me duartrokitje dhe brohoritje nga ana e te pranishme. Ndersa kur nxirreshin te vdekurit vetem heshtej...
Dy skrepat jane vene ne dispozicion nga Bashkia e Memaliajt ndersa te plagosurit dhe te vdekurit transportoheshin me zetore te shoqeruar edhe nga nje punonjes i policise
Banoret e fshatit te mberritur te paret ne vendin e aksidentit rrefejne se nje burre plak u ka kerkuar doren me fjalet Me jep doren qe te me dale shpirti. Deshmitaret thone se ai e kishte kafken te gjithe te copetuar.
Te plagosurit ne spitalin e Tepelenes deklaruan se shoferi ishte i dehur. Ata jane shprehur se gjate rruges shoferi kishte bere kater frenime te forta. Ne momentin e fundit para aksidentit ka bere nje frenim shume te forte dhe ne fillim jashte rruges kane dale rrotat e pasme te autobusit.
Familja Guma nga Frakulla e Fierit eshte nje nga familjet e demtuara. Mesohet se ne autobs ndodheshin te dy prinderit bashke me tre vajzat. Babai Ferdi ishte i pari i identifikuar nga viktimat e ketij aksidenti nderkohe qe nga burimet ne vendngjarje u be e ditur se nena Burbuqja kishte thyer shtyllen kurrizore. Teksa merrnin vesh se ckishte ndodhur me te afermit e tyre familjare te mberritur ne vendin e aksidentit godisnin koken me grushta
Policia Kane humbur jeten 8 vete
Lidhur me ngjarjen e rende te ndodhur ne rrugen nacionale Fier-Tepelene ne fshatin Ziaj te Komunes Fratar ku ka dale nga rruga dhe ka rene rreth 100 metra poshte nje autobus me pasagjere i linjes Tirane -Athine nga te dhenat e deritanishme rezulton se si pasoje e daljes nga rruga te ketij mjeti kane humbur jeten 8 persona 5 persona jane demtuar dhe ndodhen ne spital ne gjendje te rende nderkohe qe 36 pasagjeret e tjere jane jashte rrezikut per jeten dhe po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore prane ambienteve spitalore.
Nderkohe nga strukturat e policise eshte bere verifikimi i te gjithe pasagjereve qe po udhetonin me kete automjet gjithsej 49 duke e konfirmuar dhe nga agjencia ALB Trans.
Aktualisht ka perfunduar nxjerrja e te gjithe pasagjereve nga autobusi dhe nga strukturat e Policise se Shtetit qe ndodhen ne vendngjarje eshte bere dhe kontrolli i gjithe zones. Krahas veprimeve te kryera per dhenien e ndihmes dhe transportimin e te demtuarve nga strukturat e policise dhe grupi hetimor ne vendin e ngjarjes vazhdon puna per zbardhjen e rrethanave dhe te shkakut te ketij aksidenti te rende.
Ministria e Jashtme Greke Aksidenti sdihet kombesia e pasagjereve
Ministria e Jashtme Greke menjehere pas marrjes se njoftimit per aksidentin e ndodhur u shpreh se autobusi grek qe kryente rregullisht kete rruge doli nga rruga per shkaqe ende te panjohura dhe ra ne gremine.
Sipas lajmeve te para ne autobus ndodheshin rreth 50 vete kombesia e te cileve nuk dihet ende. Rreth kesaj ngjarjeje pati nje bisede mes ministrit te Jashtem grek dhe homologut shqiptar ku u shpreh gatishmeria greke per mbeshtetjen lidhur me kete rast.
Kronologjia
1700 - Autobusi niset nga Tirana
1950 - Ndodhi aksidenti
2005 - Mberrijne automjetet e para te policise ne vendin e ngjarjes
2035 - Shtate autoambulanca te Fierit i drejtohen vendit te ngjarjes. Drejt vendit ku ndodhi aksidenti u nisen edhe autoambulanca nga Tepelena e Gjirokastra.
Gjithashtu u nisen forca te nderhyrjes se shpejte dhe forca te RENEA-s pervec forcave te policise kohe ne te cilen filloi edhe nxjerrja e trupave ku si fillim u deklaruan tre te vdekur si dhe shume te plagosur. Shifrat e para ishin kontradiktore.
2136 - Policia e Shtetit ne deklaraten e saj te pare per shtyp konfirmoi numrin prej gjashte viktimash teksa beri te ditur se rreth 100 forca policie ishin perqendruar ne aksionin e nxjerrjes se pasagjereve nga autobusi dhe nisjen e tyre drejt qendrave spitalore.
2154 - Ministri Vasili ne nje prononcim per mediat konfirmoi nje te vdekur ne morgun e spitalit te Tepelenes dhe vetem 15 te plagosur
2227 - Arrihet me ane te skrepave te kthehet autobusi per te bere te mundur nxjerrjen e nje djali te cilin automjeti e kishte zene poshte. Fatmiresisht ai ishte i gjalle nderkohe qe brenda autobusit vijonte te kishte njerez.
2307 - Nga autobusi u nxor e vdekur nje vajze e vogel e moshes rreth 11 vjec identiteti i se ciles ende nuk eshte bere i ditur
2328 - Permbyllja e operacionit te kerkim-shpetimit
Ndodhen jashte rrezikut per jeten
Brunilda Halili 15 vjec nga Laci
Erina Boci 17 vjec Lushnje
Valbona Guma 15 vjece Frakull Fier
Ferzi Mema 34 vjec Kavaje
Ndodhen ne gjendje te rende
Eduart Prence 29 vjec Lushnje
Daniela Papallaqi 34 vjec Gjirokaster
Majlinda Kryeziu 55 vjec nga Lushnja
Burbuqe Guma 38 vjec nga Fieri
Vjollca Goxhaj 45 vjec nga Lushnja
Spitali i Fierit
Anila Berisha 24 vjec Tirane
Shqiponja Hoxhaj 32 vjece
Lorenc Hoxhaj 6 vjec
Valmira Sulaj 28 vjec
Elisabeta Hoxha 35 vjece Lushnje
Miti Goga 59 vjec Qenas
Lulezim Mali Diber
Armela Berisha 24 vjec Tirane
Brixhilda Hoxha 41 vjec
Lorenca Hoxha 6 vjece
Ferdi Guma nga Frakull e Fierit i vdekur...