Prokurori heq dore nga pyetja e Lulezim Berishes
Prokurori i ceshtjes Anton Martini pasi degjoi refuzimet e te pandehurve te tjere te bandes se Durresit per te deshmuar dhe pas konsultimit me kolegun e tij prokurorin Behar Dibra vendosi te heqe dore nga pyetja e te pandehurit Lulezim Berisha.
Z.Gjyqtar organi i akuzes heq dore nga pyetja e te pandehurit Lulezim Berisha per faktin se deshmia e tij nuk ndryshon ndonje fakt nga ato qe ne kemi provuar deri me tani-thane prokuroret e ceshtjes. Kjo kerkese u prit me nenqeshje nga vete i pandehuri Berisha dhe avokati i tij mbrojtes.
Nderkohe sipas burimeve nga prokuroria mesohet se Berisha eshte pyetur tre here nga prokuroria ne maj prill dhe qershor te 2007 nga hetuesit e ceshtjes. Deshmia e tij eshte botuar ne gazeten Shekulli kohe me pare ku Berisha tregonte njohjet me te pandehurit e tjere si dhe shoqerine qe ai kishte. Pervec kesaj Berisha pat kerkuar gjetjen e personave qe tentuan ne kater atentatet ta ekzekutonin.