Pasagjeri Shoferi u shperqendrua nga nje femer
FIER- Todi Prifti nje nga personat qe ndodhej ne autobusin e tragjedise se mbremshme te ndodhur prane fshatit Ziaj te komunes se Fratarit tha dje per Shekullin se kishte pare nje femer te ulej prane sediljes se shoferit grek Tomas Cogas disa minuta perpara se te ndodhte tragjedia.
Pikerisht veprimi i kesaj femre te cilen Prifti pohoi se nuk e njihte mendohet te jete sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjecari i cili udhetonte ne drejtim te Athines ishte nisur nga Fieri rrefeu per Shekullin se vajza duhej te ishte jo me teper se 30 vjece ndersa e pershkruan drejtuesin e autobusit si nje burre te shendoshe i cili sipas tij i kalonte te 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti ndersa pohon se kishte kuptuar vetem momentin kur ata kishin prekur humneren me pas asgje.
Mbaj mend vetem se vajza kishte pak kohe qe ishte ulur prane sediljes se shoferit ndersa ata bisedonin me njeri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humneres por me pas kuptova qe ishim duke rene ne gremine. Ishim ne lume rrefeu Prifti.
Ai tregoi se kishte ndier disa persona qe i hidhnin uje ne fytyre pasi i kishte rene te fiket. Qe andej sipas pasagjerit te plagosur ate e kishin nxjerre nga gremina ne rrugen kryesore disa persona qe duhej te ishin shofere mjetesh te tjera qe kishin ndaluar aty.
Te njejtin fakt se shoferi mund te jete shperqendruar nga nje femer qe ishte ulur ne sediljen prane shoferit pak perpara aksidentit e konfirmon edhe nje i plagosur tjeter i cili ndodhet ne spitalin e Fierit per te marre mjekimin pas plageve te marra ne aksidentin tragjik. Nderkaq te parat ne spitalin e Fierit kane mberritur Lorena Hoxha 6 vjece dhe nena e saj Brixhilda Hoxha 41 vjece.
Gruaja rrefeu se kishin hipur ne Lushnje ne autobus nderkohe qe plaget e renda te marra ne aksident nuk i lejonin ato te flisnin me teper. Pas tyre numri i te mbijetuarve qe kane ardhur ne spitalin e Fierit ka shkuar ne 29. Gjithashtu kane mberritur trupat e gjashte vdekurve.
Mes te mbijetuarve ka qene edhe shoferi i autobusit i cili eshte grek dhe gjendja e tij e rende shendetesore ka bere qe te mos jape shume detaje per policine.
Autobusi ka qene me emigrante dhe pasagjere qe udhetonte ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene me destinacion Athinen.
urimet nga vendi i ngjarjes tregojne se autobusi i linjes Tirane-Athine ka qene me targa greke IBN9900 dhe drejtohej nga Tomas Cogas nga Janina. Menjehere pas lajmerimit te aksidentit ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur automjetet e policise se Ballshit dhe te Tepelenes.