Rama-Basha reklama per popullaritet ne Facebook

TIRAN - Fushata e ashper politike zhvillohet edhe ne rrjetin social me te famshem ne bote facebook. Nese je duke perdorur kete faqe interneti nuk mundet ti shpetosh propagandes politike qe ka perfshire te gjithe Shqiperine ditet e fundit. Beteja me e madhe krahasuar edhe per nga numri i pelqimeve po zhvillohet midis kandidateve per kryetar bashkie te kryeqytetit Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Kandidati i koalicionit Aleances per Qytetarin zoteron rreth 85 mije pelqime ndersa kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka rreth 52 mije pelqime. dokush qe shikon keto te dhena veren diferencen e madhe qe ndodhet midis dy kandidateve me nje diference prej 33 mije personash.
Ne media eshte folur dhe eshte shkruar shpeshhere per suksesin e arritur nga ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha per te mbledhur mijera pelqime ne pak dite ne krahasim me rivalin e tij per bashkine me te madhe te kryeqytetit. Gjithashtu perkrah tij eshte vendosur dhe rivali per bashkine me te madhe ne vend kryetarin aktual te Bashkise se Tiranes.
Dhenia e rendesise dhe hapesirave ne mediatizimin e kesaj perballjeje ne nje rrjet social ka sjelle dhe angazhimin e shtabeve perkatese per te gjetur menyren per te rritur shikimet pelqimet apo klikimet. Ne kete menyre dy faqet e politikaneve qe jane me shume te popullarizuar kane investuar para per te bere mundur rritjen e shikueshmerise.
Gjetja e menyrave per nje gje te tille nuk eshte aq e veshtire duke pasur parasysh sherbimet e pafundme qe ofrohen nga kompani te ndryshme ne internet. Behet fjale per kompani qe nuk ngurrojne te bejne edhe oferta nga me te ndryshmet per sherbime qe fillojne nga modifikimi i faqeve te pelqimeve deri tek shtimi artificial i pelqimeve per artikujt e publikuar shtimi i miqve qe pelqejne faqen e deshiruara dhe dergimin e ftesave per mijera anetare te rrjetit social njeheresh.
Administratori i faqeve qe kerkohen te reklamoje dhe te shtoje miqte klikimet apo ftesat permes sherbimeve te transfertave online te parave mund te kerkoje qe brenda nje periudhe te shkurter te marre sherbimet e kerkuara.
Ne keto dite te fushates elektorale sponsorizimi i faqeve te kandidateve nga te dyja koalicionet kryesore po rritet gjithnje e me shume. dokush qe lundron ne faqen e facebook do te vereje ne krahun e djathte reklama te shumta te kandidateve qe garojne ne zgjedhjet e ardhshme vendore te cilet kane zgjedhur kete menyre per te thithur votues apo per te propaganduar me votuesit e tyre.
Ne ndryshim nga fushatat e kaluara kete here partite politike po i japin nje rendesi te madhe ketij rrjeti social duke hedhur para per burime njerezore dhe duke paguar sherbime shtese qe ofrohen per te azhurnuar faqen e tyre zyrtare online. Pervec shpenzimeve qe iu duhen per postera reklama ne televizione per flamuj dhe materiale te tjera kandidatet po hedhin para ne faqe online per te marre mbeshtetjen e perdoruesve te interesit te cilet pergjithesisht jane te rinj.
STUDIMI
2.4 e njerezve perdorin rrjetet sociale per politike
Ne nje sondazh te kryer per perdorimin e rrjeteve sociale nga Institucioni Europian per Politikat Kombetare dhe Lokale EUNACAL vetem 2.4 per qind e te pyeturve ndjekin politiken online. Kjo organizate joqeveritare ka realizuar dhe sondazhin per shkallen e perdorimit te rrjeteve sociale ne ligjerimin politik mes te rinjve dhe kandidateve ne fushaten e zgjedhjeve te 8 majit 2011.
Ne fokus ishin rreth 2300 te pyetur te moshes nga 15 deri 39 vjec si ne zonat urbane ashtu dhe ato rurale. 35 per qind e tyre i perdorin per te ndervepruar online me miqte familjaret dhe koleget 25 per qind e te pyeturve i perdorin per te lexuar artikuj dhe opinione online 16 per qind i perdorin teknologjite ueb 2.0 per te komunikuar nderkombetarisht.
Pastaj ka kategori te ndryshme p.sh per te botuar artikujt dhe opinione qe shkojne ne masen 5 per qind. Se fundi renditen ata qe diskutojne online me politikberesit qofte ne pushtetin lokal apo ate qendror te cilet perbejne vetem 2.4 per qind te te gjithe te pyeturve- thuhet ne sondazh. Ne baze te shifrave qe kane dale nga sondazhi ka nje dispropocion te madh mes perdoruesve ne zonat urbane dhe ato rurale qe shkon ne 92.6 me 7.4..
Kjo ka te beje sipas organizatoreve te sondazhit me dispropocionin e nivelit te aksesit ne internet qe kane te rinjte ne bashkite me ata qe jetojne ne komunat e fshatrat e vendit. Drejtuesit e EUNACAL shpresojne se me hyrjen tamam ne thelbin e fushates kandidatet do te zotohen dhe do te marrin pjese ne facebook per te komunikuar drejtperdrejte me te rinjte qe interesohen per platformat e tyre.
erciz Loloci Kandidatet preferojne mitingjet perpara internetit
TIRAN- Pergjegjesi per komunikimin ne fondacionin SOROS erciz Loloci sqaron dy arsyet kryesore se perse niveli i komunikimit virtual te votuesve me kandidatet per tu zgjedhur eshte ne nivel te ulet ne Shqiperi.
Se pari sipas tij zgjedhjet lokale kane specifike fushaten e fragmentizuar ne ndarje administrative qe shkojne nga qindra banore ne komuna e fshatra deri ne dhjetera mijera banore per bashkite. Ne keto hapesira te limituara kontakti dhe komunikimi me votuesit ne baze dhe te tradites politike shqiptare mendohet se perballohet me mire me takime direkte ne terren ne menyre individuale apo ne grupe te vogla- thote Loloci.
Si argument te dyte ai permend shkallen e ulet te aksesit ne internet qe ka publiku shqiptar pavaresisht permiresimeve ne vitet e fundit. Per te problem ne Shqiperi eshte fakti se interneti ende nuk eshte aq i familjarizuar sa ne vendet perendimore ku ka fuqi te madhe.
Mund te perdoret shume ne Tirane por nuk mund te thuhet e njejta gje per zona te tjera te vendit. Une besoj se nga njeri proces zgjedhor ne tjetrin do te kete nje zgjerim te bazes se perdoruesve te sherbimeve online e per kete arsye kontakti dhe komunikimi virtual do te zgjerohet natyrshem- shprehet Loloci.
Ai mendon se ky aspekt do te jete direkt ne sherbim te sqarimit te programeve elektorale dhe ndergjegjesimit e orientimit me te mire per cdo votues apo grup interesi para dhe pas proceseve zgjedhore.