Si manipulohen fansat ne Facebook
TIRAN- Popullariteti ne rrjetin social me te famshem ne bote blihet madje lire. Manipulimi i shifrave te rezultateve nga politika shqiptare tingellon normale per veshet e shqiptaret por manipulimi i shifrave te fansave te politikaneve tingellon si nje risi. Pas disa informacioneve te mberritura ne redaksi Shekulli nisi nje verifikim te ketij fenomeni. Vete anetare te shtabeve elektorale kane pohuar se shefat e tyre kane marre oferta per te shtuar numrin e pelqimeve ose klikimeve por se nuk e dine nese kane pranuar apo jo.
Duke kerkuar ne internet permes motoreve te kerkimit arritem te zbulonim dhjetera faqe te cilat te keshillojne dhe te ndihmojne se si mund te besh nje faqe sa me te popullarizuar. Kundrejt shumave te ndryshme parash ofrohen sherbime per faqen me te klikuar ne bote. Per te permiresuar sherbimet e rrjetit social facebook kryesisht me faqet e individeve apo bizneseve kompani ne mbare boten ofrojne menaxhimin e faqeve dhe shtimin e fansave.
Ne kete lloj te ri sherbimi i cili ne vendin tone ende nuk eshte i njohur arrihet qe te manipulohen edhe shifrat e fansave per cdolloj faqeje.
Per ti dhene pergjigje sukseseve te menjehershme te ndonje prej kandidateve per zgjedhjet e 8 majit mjafton te shikohen sherbimet qe ofrohen nga dhjetera kompani per te rritur fansat kundrejt nje cmimi te caktuar. Keto kompani arrijne qe te sjellin per shuma te ndryshme parash sipas planit qe kerkohet nga personi qe ben porosine ne disa dite deri ne 250 mije vizitore per nente mije dollare.
Kjo arrihet permes nje grafiku te mirepercaktuar nga ofruesit e sherbyesit te cilet per te mos rene ne sy menjehere e shtrijne dergimin e fansave ne nje faqe per disa dite. Ne kete menyre nuk do te lindin dyshimet tek njerezit per mijera fansa pelqime apo ftesa te cilat dergohen per nje faqe te caktuar.
Ky sherbim ofrohet permes fansave real te cilet pergjithesisht jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britanine e Madhe ose permes fansave te cilet nuk ekzistojne. mimet per keto dy sherbime ndryshojne nga njeri-tjetri. Nje tjeter diference midis ketyre sherbimeve ka te beje dhe pelqimin e postimeve te cilat mund te jene te dedikuar sipas preferences se porositesit te sherbimit ose te shperndare nga vete ofruesi i sherbimit.
Nga vezhgimi i bere ne disa prej faqeve te kandidateve numri i fansave nese gjate nje dites arrijne ne 200-300 pelqime ne mbremje ato i kalojne 1 mije. Keto levizje te dyshimta mund te favorizohen edhe per faktin se ne regjistrin e pelqimeve qe behen mund te shfaqen deri ne 500 perdorues nga mijera qe mund te jene.
Kjo gje e ben me te thjeshte maskimin e pelqimeve false. Nga ana tjeter popullariteti i shtuar per disa faqe politikanesh ku bie ne sy faqja e njerit prej kandidateve stafi i te cilit u krenua me faktin qe u shtuan rreth 10 mije anetare ne pak ore.
Verifikimi i Shekullit ka zbuluar se politikanet kane preferuar te japin para edhe per te bere fushate nga vete kompania Facebook. Permes disa reklamave rrjeti social me fton shqiptaret qe ti bashkohen nje faqeje apo nje tjeter. Ky sherbim mund te merret vetem nga administratori i faqes i cili percakton dhe parate qe deshiron te harxhoje per kete qellim.
Facebook numeron rreth 840 mije shqiptar mbi moshen 18 vjec te cileve u paraqet reklamen dhe nese klikohet ajo do te arrije te marre nga 0.1-0.3 cent per vizitor. Ne nderthurjen e reklamave dhe blerjen e sherbimeve te jashtme arrihet dhe manipulimi i shifrave per faqet ne Facebook. E njejta skeme perdoret edhe ne rastin e pelqimeve te rreme. Personat qe bejne pelqimin marrin 1 ose 2 cent euro nga kompania e cila nga ana tjeter merr deri ne 10 cent nga porositesi.
Dhjete prej sherbimeve qe rrisin fansat per nje cmim
1. Usocial Facebook Marketing - Duke filluar nga 197 kjo kompani dergon 1.000 fansa te rinj ne faqen e deshiruar. Per 899730 mund te dergohen 250.000 fansa ne vetem pak muaj.
2. SocialKik - Per 1000 klikime te shperndara vetem per 59 ndersa per 50.000 te tille vetem per 999 . Per 1000 klikime te shenjestruara 79 ndersa per 50000 te tille per 1.199.
3. FacebookFans - Vetem per 3997 blen 1000 tifoze te rinj ne te cilen ftohen vizitore real ne faqe. Ky program tarifor vlen vetem per SHBA-ne apo Britanine e Madhe.
4. SocialPromotionz - Duke filluar nga paketa e 500 fansave te shenjestruar per vetem 40 dhe mund te blihen deri ne 10.000 fansa per 740. Vizitoret do te jene te gjithe nga SHBA.
5. Fanbullet - Duke filluar nga 7995 kjo faqen ofron 1000 fansa postimesh ne Facebook Likes te drejtperdrejte brenda 2-4 javesh. Ndersa 5000 pelqime blihen per 32995 te cilat shperndahen brenda 4-6 javesh.
6. Fanpage unit - Per fansat jo te shenjestruar 500 fansa per 74 deri ne 25.000 fansa per 1.199. Per fansa te shenjestruar 1000 te tille per 174 dhe deri 25.000 per 1699.
7. Webtraffic2010 - Duke filluar nga 300 fansa per 1499 deri 10.000 te tille per 409.
8. MyFBfans - Duke filluar nga 29 per 2000 fansa te vertete ne nje jave. Ky sherbim ofron deri ne 50.000 fansa per 399 .
9. GetFansNow - Per 1000 fansa 97 dhe per 5.000 te tille per 247
10. GettyFans - 1.000 fansa per 117 dhe per 15.000 te tille per 557 .
Konkluzionet e sondazhit per perdorimin e rrjeteve sociale per zgjedhjet e 8 majit
66.7 e te rinjve ndihen aspak pjesemarres ne hartimin e politikave publike te pushtetit vendor
34.4 e te rinjve shqiptare shprehen se do te largoheshin nga vendi nese do siguronin nje pune ne BE
43 e te rinjve perdorin Social Media per te marre informacione mbi politiken
27 e te rinjve shpenzojne cdo dite me shume se 2 ore ne Facebook YouTube Twitter Blogje
46.3 e te rinjve qe perdorin internetin shprehen se do ndiheshin me pjesemarres nese politikanet/politikberesit do komunikonin me ta permes YouTube Facebook Twitter Blogjeve