“Banda e Durrësit”, jo si “Gërdeci”
15/07/2011 Në 3 muaj, 12 gjyqe të shtyra. Prokuroria: Do ndryshojmë akuzat për 6 të pandehur
Gjykata njofton institucionet.
TIRANE-Procesi gjyqësor kundër 16 të pandehurve të Bandës së Durrësit rrezikon të dështojë si gjyqi i Gërdecit, ku për shkak të mungesës së avokatëve dhe përfundimit të afateve të paraburgimit, të pandehurit rifituan lirinë. Në një skenar të tillë duket se po hyn dhe gjyqi i Bandës së Durrësit, ku prej 3 muaj nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore, për shkak të mungesës së vazhdueshme të avokatëve mbrojtës. Dje u shty seanca e 12 e këtij procesi dhe sërish shkak ka qenë mungesa e avokatëve Riza Icka dhe Dashnor Mullai, që mbrojnë të pandehurit Indrit Taullai dhe Plarent Dervishaj. Nisur nga këto kushte, prokurori i çështjes Anton Martini i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të marrë masat e nevojshme dhe të verë në dijeni Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Gjykata e çmoi si të drejtë kërkesën e prokurorit dhe në formulimin e shkresës, ka paralajmëruar institucionet e mësipërme se procesi po hyn në rrugën e dosjes së Gërdecit. Për të evituar çdo problem në të ardhmen dhe se faji të mos i ngelet gjykatës për këtë rast, togat e zeza kanë kërkuar marrjen e masave për të ndëshkuar avokatët. Pas kësaj procesi është shtyrë për javën e ardhshme, ndërkohë që në seancën e djeshme Prokuroria kishte planifikuar të kryente plotësimin e akuzave për disa prej të pandehurve të kësaj dosje. Mësohet se për 6 nga të pandehurit e kësaj çështje, tashmë pas tre vite gjykimi organi i akuzës do kualifikojë akuza të tjera. Nuk dihet me saktësi se kush do jenë akuzat e reja për të pandehurit e Bandës së Durrësit, por burime pranë Prokurorisë thanë se për ndryshimin e tyre kanë ndikuar dëshmitë e dëgjuara në gjykatë, si dhe dhjetëra prova shkresore që tashmë janë administruar në fashikullin e gjykimit. Pritet që në seancën e ardhshme këto akuza t’i komunikohen të pandehurve në sallën e gjykimit. Momentalisht procesi gjyqësor ndaj 16 të pandehurve të Bandës së Durrësit ka hyrë në fazën e paraqitjes së provave shkresore nga avokatët mbrojtës.
Konkluzionet
Shumë shpejt, pas përfundimit të paraqitjes së provave shkresore nga ana e avokatëve mbrojtës, Prokuroria do i dorëzojë gjykatës konkluzionet përfundimtare për secilin nga 16 të pandehurit e dosjes. Mes konkluzioneve duket se do ketë masa dënimi që variojnë nga burgimi i përjetshëm e deri në 7 vite burgim. Të pandehurit e kësaj dosje, akuzohen për krime të rënda, nga vrasjet deri tek krijimi i organizatave kriminale.