Vapa shton urgjencat në spitale
15/07/2011 Komplikacione të shumta tek të vegjlit dhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike
Këshillat për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore si dhe kujdesi ndaj trajtimeve
Pranvera Kola
Vapa tejmbush urgjencat spitalore. Gjatë ditëve të fundit, urgjencat në spitale janë përballur me një fluks të lartë pacientësh që kanë manifestuar komplikacione të shumta shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta. Ndër kategoritë më problematike sipas mjekëve mbeten të vegjlit, si dhe të moshuarit, të cilët përbëjnë edhe urgjencat më të shumta. Veçanërisht pranë shërbimit pediatrik në QSUT, mbi 200 pacientë të vegjël kërkojnë kujdesin e specializuar mjekësor çdo ditë. Mjekët e shërbimit pohojnë se në shumë raste fëmijët janë paraqitur me temperaturë të lartë, heqje barku, çrregullime gatsrointensinle, e të tjera, duke bërë që të gjithë shtretërit e urgjencës të mbushen kryesisht me fëmijë të moshës 0-10 vjeç. Po ashtu të larta kanë qenë edhe rastet e paraqitura pranë shërbimit infektiv, për të cilin pohohet se rreth 100 pacientë në ditë kërkojnë ndihmën mjekësore, po kaq e lartë rezulton të jenë edhe urgjencat pranë kardiologjisë. Ndërkohë që shumë të moshuar u drejtohen edhe shërbimeve të poliklinikave për të marrë kujdesin e parë ndaj kompikacioneve të shfaqura.
Një ndër kategoritë më problematike sipas mjekëve janë edhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike, veçanërisht ato të zemrës, diabetit, veshkave, prostatës, etj. Për këta të fundit, këshillohet që të tregohet kujdes i veçantë në kryerjen e vizitave tek mjeku specialist për përcaktimin e dozave të mjekimit që duhet të marrin gjatë kësaj stine, teksa duhet të shmangin edh daljet në orët e pikut të vapës. Mjeku urolog Flamur Tartari ka pohuar gjatë ditës së edhe pranë shërbimit të urologjisë janë shtuar komplikacionet, sidomos tek ata që vuajnë nga prostata. “ Për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore këta pacientë , sikundër edhe gjitha kategoritë e tjera në përgjithësi duhet të tregojnë kujdes të veçantë në marrjen e sa më shumë lëngjeve, duke shmangur ato të gazuarat apo të ëmblat. Sa më shumë ujë të pihet gjatë ditës aq më mirë është. Po ashtu duhet të paraqiten në mënyrë periodike tek mjeku specialist për të kontrolluar ecurinë e sëmundjes, si dhe të shmangin daljet në pikun e vapës”, shprehet Tartari. Komplikacione të shumta manifestojnë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Këta të sëmurë në këto kohë duhet të kenë kujdes në radhë të parë të bëjnë një respektim të regjimit ditor, ku duhet të shmangin daljet në temperaturat e larta, duhet të qëndrojnë në ambiente shumë të freskëta, sipas rastit ku ndodhen.” Nevojitet konsumi i sa më shumë lëngjeve për të kompensuar humbjet me anë të djersës. Po ashtu është e nevojshme që te merren sasitë e duhura të medikamenteve sipas përshkrimeve të dhëna nga vetë mjeku specialist. Nëse pacientëve u shfaqet një çrregullim, apo ndonjë rrahje jo e rregullt ngritje e tensionit, atëherë duhet të drejtohet tek mjeku specialist për të bërë një korrigjim të mjekimit, për të marrë ilaçet sipas gjendjes aktuale (kjo dozë e ilaçeve mund të pësojë ndryshime). Sipas këshillimit të mjekut mund të ndryshojë siç duhet masa e përdorimit të medikamenteve kuruese”, pohon mjeku kardiolog.
Këshillat për t’u rezistuar komplikacioneve të shkaktuara nga vapa për kategoritë më të rriskuara.
Për fëmijët
• Fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe lagështirë normale.
• Krevati të jetë në një kënd të dhomës, i mbrojtur nga korrentet e ajrit.
• Të bëhet ajrimi i dhomës herë pas here.
• Temperatura e ambientit ku rri fëmija të jetë rreth 24-25 gradë C.
• Në varësi të kushteve mund të bëhet edhe freskimi i dhomës me ujë.
• Të përdoren veshje të lehta pambuku dhe ngjyra të çelura.
• Shëtitja e fëmijëve të bëhet në ajër të pastër e gjelbërim.
• T’u bëhet fëmijëve banjë freskuese disa herë në ditë.
• Të mos ndërpritet ushqyerja me gji për fëmijët e moshave të vogla.
• Ushqimet që u jepen të jenë të freskëta dhe të përpunuara mirë.
• Kur nëna vjen me nxitim nga rruga apo puna, duhet të qetësohet e pastaj t’i japë gji fëmijës, sepse ai mund ta vjellë.
• T’u jepet ujë i pastër (i zier) vazhdimisht fëmijëve.
• Enët e gatimit për fëmijë të ruhen me kujdes në kushte higjienike.
Për të moshuarit
Shmangia e qëndrimit jashtë në orët e nxehta të ditës (nga ora 10°° deri 18°°).
Shëtitjet të bëhen në ajër të pastër gjatë kohës kur fillon fresku.
Të përdoren veshje të lehta dhe me ngjyra të çelura.
Të përdoret kapelë për të mbrojtur kokën dhe qafën.
Dieta të jetë e drejtuar drejt zarzavateve të përpunuara.
Gatimet të bëhen me vajra bimore, të tjerat janë të rrezikshme.
Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripa e tepërt.
Të përdoren lëngje, si: ujë higjienikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta.
Të ajroset dhe ventilohet vendbanimi disa herë në ditë.
Nuk rekomandohen banja dielli në plazh në orët e nxehta.
I moshuari duhet të evitojë udhëtimet e gjata në orët e nxehta të ditës.
Të bëjë kontroll periodik te mjeku duke zbatuar rekomandimet.
Çdo rast shqetësimi, sado i vogël qoftë, të mos neglizhohet.
Të ulet përdorimi i kafesë, alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura.
Këto të fundit çojnë në procesin e dehidrimit të trupit.
Të evitohet puna në orët e nxehta të ditës.