Rama Berisha brenda javës drejt Strasburgut
15/06/2010 PD është shprehur për hapjen me short të procesverbaleve, PS sytë nga Venecia
Zgjidhja e krizës së zgjedhjeve, këtë javë Rama e Berisha nisen sërish drejt Strasburgut
Të dyja forcat politike shkojnë me propozimet e tyre, por nuk përjashtohet dhe një draft nga ndërkombëtarët
Këtë javë pritet një tjetër takim mes Ramës dhe Berishës në Strasburg me ndërmjetësinë e institucioneve ndërkombëtare, ku në qendër të vëmendjes do të jetë sërish zgjidhja e krizës politike në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur për mediet nga burime diplomatike në Bruksel, që nuk preferuan të japin detaje më të shumta në lidhje me ditën apo vendin ekzakt të takimit. Ky është takimi i dytë për këtë çështje pasi atij të 20 majit në Strasburg, i cili nuk solli ndonjë rezultat konkret për sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik që po vazhdon prej gati një viti në Shqipëri.
Por duket se në takimin e dytë palët do të shkojnë në një klimë më të zbutur. Nga ana tjetër, në skenën politike shqiptare kanë filluar të dalin dhe propozimet e para, të cilat shmangin në mënyrë të tërthortë numërimin direkt të fletëve të votimit, duke iu përmbajtur kështu kornizave kushtetuese të vendit. Berisha në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të para disa kohëve ka pranuar hapjen e kutive të procesverbaleve me anë të shortit dhe dërgimin më pas në Kushtetuese për interpretim të fletëve të votimit, në rast se vërehen parregullsi në këto procesverbale, dhe për mendim Komisionit të Venecies. Ndërkohë që Partia Socialiste është lëkundur nga pozicionet e saj të fillimit për hapjen direkt të kutive të votimit, por kërkon të shmangë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, për tia kaluar direkt Komisionit të Venecies. Nga ana tjetër, këtu nuk përjashtohet që në tryezën e bisedimeve të shtrohet për diskutim dhe ndonjë draft i hartuar nga vetë ndërkombëtarët pas vizitës informuese që bënë ekspertët e BE-së në muajin e kaluar.
Takimi
Ajo çka është më e rëndësishme në këtë takim dhe që jep shpresa se mund të arrihet një marrëveshje politike për të nxjerrë Shqipërinë nga spiralja e krizës, është klima politike pas takimit të parë të Strasburgut. Partia Socialiste ka dalë nga greva e urisë dhe Partia Demokratike mund të ulet në tryezë pa presionin e protestave, por me një opozitë që ka filluar jetën parlamente në çdo qelizë të saj. Pra, qoftë me diskutimet në Kuvend, qoftë me pjesëmarrjen në komisione, një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar. Pra, kushtet nga të dyja palët duket se janë plotësuar disi dhe gjasat për arritjen e një marrëveshjeje politike janë më të mëdha.
Pavarësisht se mohohet nga mazhoranca, duhet pranuar se kriza politike ka ndikuar disi në proceset integruese të vendit. Europarlamentarët janë bërë skeptikë dhe vazhdojnë të shtyjnë deklarimin e datës se kur do ketë një vendim përfundimtar për liberalizimin e vizave, proces ky që cilësohet si shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Shqipëria po shihet si një vend pa stabilitet politik, megjithëse zgjedhjet e kaluara u cilësuan dhe nga vetë ndërkombëtarët si më të mirat e këtij tranzicioni. Gjithsesi, një zgjidhje urgjente e krizës është e domosdoshme edhe për faktin se nga zgjedhjet lokale na ndajnë më pak se një vit dhe hetimi parlamentar do të mund të shërbejë dhe për përmirësime në Kodin Zgjedhor, aq i kërkuar nga vetë PS-ja.
Takimi i parë, 5 orë negociata pa asnjë rezultat
Megjithëse ka zgjatur për më shumë se 5 orë, takimi i 20 majit në Strasburg nuk dha ndonjë rezultat konkret. Në përfundim të takimit Berisha u shpreh se “ishte një takim i frytshëm. Çdo takim me miqtë tanë ndërkombëtarë është pozitiv. Për mua është gjithnjë një kënaqësi të takoj edhe kundërshtarët politikë. Është lënë një periudhë reflektimi për të dyja palët për të diskutuar opsionet e zgjidhjes së krizës”. Nga ana e saj PS-ja do të shprehej se politikës shqiptare i është dhënë dy javë kohë afat për të zgjidhur ngërçin politik, duke aluduar kështu se lëvizja e radhës i takonte mazhorancës. Por në këtë pikë ishte vetë kryeministri që u shpreh se nga ana e ndërkombëtarëve nuk ka pasur asnjë ultimatum për politikën shqiptare. Në takimin e 20 majit mes të tjerëve merrnin pjesë edhe Joseph Doul, kryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane, Martin Schulz, kryetar i grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian dhe Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Shtefan Fyle.
Mevlut Çavushoglu
Në deklaratën tonë me shkrim ne i kërkuam opozitës që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecies. Ne kemi një trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mund ti drejtohet Komisionit të Venecies për opinion". Ka qenë kjo deklarata e presidentit të Këshillit të Europës Mevlut Çavushoglu vetëm pak ditë më parë, deklaratë e cila ngjalli reagimin e opozitës. Me anë të deputetit Besnik Bare PS-ja u shpreh se kjo është një deklaratë e nxituar dhe pasojë e raportimit të njëanshëm që ka bërë te presidenti i Këshillit të Europës Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.