Efektivi i RENEA-s qëllon mjekun me pistoletë
15/06/2010 Shpëton për mrekulli Besim Lami, mjek i Spitalit Ushtarak, kapet autori
Shkaku nuk ishte për profesionin, por një telefonatë e mjekut me gruan e policit
TIRANE- Një ish- efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është bërë protagonist i një krimi, që në shënjestër ka qenë mjeku i Spitalit Ushtarak Besim Lami. Megjithëse tre plumbave të dala nga pistoleta e shtetasit Arben Nikoçi, mjeku ka mundur të shpëtojë duke mos marrë asnjë plagë. Si motiv të kësaj ngjarjejr burimet policore thanë se ka shërbyer një telefonatë që mjeku Besim Lami ka kryer me bashkëshorten e autorit. Ngjarja e rëndë u regjistrua brenda ambienteve të Spitalit Ushtarak, ku në katin e tretë rreth orës 11:00 ish-efektivi i FNSH Arben Nikoçi ka hyrë me pistoletë në brez në zyrën e mjekut Besim Lami. Pasi është konfliktuar me këtë të fundit, duke shkëmbyer fjalë të ndërsjella Nikoçi ka nxjerrë pistoletën. Mirëpo pikërisht në këtë moment ka reaguar mjeku, i cili menjëherë është larguar duke mos i dhënë mundësi autorit ta qëllonte me armën e zjarrit. Plumbat kanë gërvishtur muret e zyrës, ndërkohë që mjeku ska pësuar asnjë dëm. Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, duke sfiduar edhe sigurinë tepër të lartë që ndodhen në Spital Ushtarak, pasi rreth e përqark të këtij të fundit kryejnë shërbim ushtarë e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivat e komisariatit nr.3 të Tiranës, të cilët pasi morën deklarimet e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarja, si dhe pretendimin e vetë mjekut Besim Lami, arritën në konkluzionin se krimi nuk është kryer për shkak të detyrës, por për një çështje personale mes mjekut Lami dhe autorit të ngjarjes Arben Nikoçi. Ky i fundit kishte pikasur se mjeku fliste në telefon me bashkëshorten e tij dhe për pasojë vendosi që këtë situatë ta zgjidhte më armën e zjarrit tip pistoletë. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të tij, me qëllim prangosjen e tij. Nga kontrollet e bëra në zonë dhe banesën e Nikoçit, por dhe të afërmit e tij uniformat blu skanë gjetur asnjë gjurmë. Kërkimet janë shtrirë në një reze më të gjerë nga një grup agjentësh të policisë së shtetit.
E. Qyno