E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet me një plumb në kokë Saimir Binjaku

15/06/2010 Nis hetimi për vrasjen e pronarit të “Aleksandria”

Pronari i hotelit “Aleksandria” është ekzekutuar dje pak para mesnate. Saimir Binjaku ka gjetur vdekjen nga një plumb në kokë. Ndërsa dyshimet e para janë hedhur për shkak të hasmërive që mund të ketë pasur apo dhe konflikteve personale. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre internet në rrugën drejt Cërrikut. Ndërsa personat që kanë kryer vrasjen janë larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar dhe prej errësirës së madhe. Burimet kanë bërë të ditur se dyshohet që vrasësit të kenë qenë të rinj në moshë, edhe pse nuk kanë pranuar të identifikojnë emrat. Gjithashtu bëhet e ditur se policia e Elbasanit menjëherë pas marrjes së njoftimit ka kryer bllokimin e të gjitha akseve rrugore, duke kontrolluar automjetet që lëviznin në to, si dhe ka nisur kontrollet në rrugët e tjera, për të kërkuar kështu gjurmët e autorëve. Gjithsesi, policia bën të ditur se që në momentet e para janë ngritur dyshimet mbi disa persona si autorë të mundshëm, por që do të jenë hetimet e mëtejshme si dhe ndjekja e gjurmëve që do të sjellin dhe një konkludim. Më parë Binjakut i ishte vrarë edhe i vëllai, ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se ndaj tij shpesh janë hedhur dyshime në pjesëmarrje në trafiqe lëndësh narkotike, apo dhe prostitucion. Pika këto që janë përfshirë në pistat e hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›