E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për vizitë zyrtare në Katar

Kreu i shtetit Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të një delegacioni zyrtar në përbërje të të cilit janë edhe përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes shqiptare, u nis sot për vizitë dyditore zyrtare në Katar, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani.
 

Gjatë qëndrimit në Katar, presidenti Topi, do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, si dhe me autoritete të tjera të larta.
 

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, mbi konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht në fushën e turizmit, shëndetësisë, sektorit të naftës e gazit, etj, si dhe mbi mundësitë e shtimit të investimeve të Katarit në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›