E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i Murrizit: Luli do kthehet pas 15 majit për të marrë PD, do ketë sherr me Alibeaj

Paralajmërimi i Murrizit: Luli do kthehet pas 15 majit për të

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi deklaroi se Lulzim Basha do të kthehet pas 15 majit për të marrë PD zyrtare nga Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Drejt”, Murrizi kujtoi se në gjykatë ai vazhdon të figurojë si kryetar i kësaj partie.

"Luli do të kthehet pas 15 majit, do të ketë sherr me Enkelejdin. Do të kenë dhe një palë antiamerikanë të tjerë brenda vetes së tyre. Do ketë zgjedhje.

Në gjykatë figuron Lul Basha kryetar partie.Është bela e madhe me partitë. Do 5 lekë të hysh në valle dhe me 500 nuk del më.

Do të ketë një pro dhe antiamerikanizëm dhe me këta 3-4 veta që kanë mbetur pas 15 majit. Unë besoj në Zot, dhe kam thënë dhe me humor po vuan xhezatin e asaj që ke gatuar vetë”, tha ndër të tjera Murrizi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›