E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha dhe Basha pergjegjes per vrasjet

Kryetari i PS-se hodhi dje akuza ndaj kryeministrit per mitingun festiv te zhvilluar me 20 shkurt


TIRAN - Nje dite pas koncertit festiv te organizuar nga Partia Demokratike lideri i opozites hodhi akuza ndaj kryeministrit Berisha duke e cilesuar mitingun e ardhur njesoj si njezete vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat do te vazhdojne edhe me te fuqishme.


Paqesisht por vendosmerisht. Pasi vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe vrau per te vazhduar te vjedhe Saliu i kendoi dhunes se regjimit te kusarise perpara nje turme te mbledhur nga te kater anet e vendit me listat e administrates shteterore.


Njesoj si njezet vjet me pare - deklaroi Rama. Sipas kreut te opozites kryeministri eshte i trembur dhe akuzat qe i ben opozites i japin kuraje per te vazhduar vjedhjet dhe vrasjet. Kryeministri duhet te largohet sepse njezete vjet pas renies se monumentit te diktatorit te vjeter pushteti i tij eshte nje monument i dhunes kusarise e presionit qe e pengon Shqiperine te zhvillohet dhe varferon e papuneson perdite shqiptaret.


Saliu duhet te largohet sepse pushket e qeverise kane vrare qytetare dhe njezet vjet pas renies se diktatures per hapjen e zjarrit te pushkes mbi popullin ne demonstrate nuk ka vetem nje pergjegjesi ligjore ne fund te nje hetimi e gjykimi per ate qe gjuan po ne krye te heres ne radhen me te pare ka nje pergjegjesi politike per ata qe qeverisin. Saliu dhe Luli dhe e tere kjo qeveri e kthyer ne nje regjim vrastar kusarie duhet ta mbaje kete pergjegjesi politike - deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›