E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton dëmshpërblimin financiar

02/07/2009  Ish-të përndjekurit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Qeveria thekson se ky vendim ka si qëllim përcaktimin e masës së dëmshpërblimit për shtresës së ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Vendimi i djeshëm i qeverisë vjen në vijim të premtimeve të qeverisë së koalicionit të djathtë prej vitesh. Ky vendim vjen pasi qeveria ka marrë edhe vendimet të tjera, të cilat lidhen me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Kjo listë nuk publikohet, pasi po shihen disa emra. Gjithsesi, duhet theksuar se është e njëjta listë që gazeta “Metropol” e publikoi para disa javësh. Ndërkohë pothuajse të gjithë ish-të dënuarit politikë që janë gjallë, kanë marrë paratë e caktuara nga fondi i dëmshpërblimit. Vonesat e shkaktuara kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit në raste të tilla kur ka shumë trashëgimtarë dhe procedura është më e gjatë, ose në raste kur është zgjeruar rrethi i përfituesve me nipër e mbesa, në bazë të ligjit, të cilët nuk bëjnë një prokurë të vetme. Këto janë disa nga mangësitë më të mëdha në procesin e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, sipas burimeve të Ministrisë së Financave, që kanë shkaktuar vonesa. Procesi për ndarjen e parave ka vijuar me saktësinë më të madhe, duke verifikuar çdo emër dhe çdo dosje për t’i dhënë secilit prej përfituesve atë që i takon. Por qytetarëve të përfshirë në këtë proces u duhet të plotësojnë në mënyrë sa më korrekte dokumentacionin e tyre. Në të kundërt nuk do të marrin atë që ligji u ka caktuar të përfitojnë. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe ekzaktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret dhe njëkohësisht çelësi për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave. Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë së datës 18 qershor u miratua edhe vendimi, sipas të cilit ambientet në të cilat jetojnë prej kohësh familje të shtresës së ish-të përndjekurve politikë t’ia kalojë për privatizim. Këto objekte do të shndërrohen në pronë të familjeve të ish-të përndjekurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›