E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha flet për një model suksesi imagjinar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi menjeherë  pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha dhënë në Mynih të Gjermanisë, se modeli ynë ekonomik bazohet në standarte liberale.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 %, rritje në distancë më të lartën në Evropë”. Kreu socialist zgjodhi faqen e tij në rrjetin social Twitter, për t’iu përgjigjur në distancë kryeministrit.

Shumë shkurt, ai i drejtohet drejtëpërdrejtë kryeministrit, ndërsa me nota ironie deklaron se Berisha bën vendin tonë qesharak, sikundër flet për një model suksesi imagjinar.

Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si ska më keq nëpër botë!

KM vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë. Turp i pamerituar për Shqipërinë, përfundon reagimin Rama.

Kreu i PS-së Rama, nënvizon më tej se ndryshimi është i domosdoshëm në Shqipëri.

Këto shfaqje brutale të marrëzisë në pushtet janë alarm për ndryshimin e domosdoshëm! Shqiptarët meritojnë një qeveri të denjë e të drejtë.

Jo pak herë, Rama ka zgjedhur faqet e tij të internetit për t’iu përgjigjur akuzave apo kritikave të kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›