Asnjë zgjidhje për hetimin e zgjedhjeve

Ky vit i ri do të gjejë sërish politikën shqiptare duke u marrë me çështjen e kutive të zgjedhjeve të vitit 2009.
Gjatë së hënës, negociatorët kanë zhvilluar takime midis tyre, por nuk kanë arritur asnjë kompromis çka do t’i jepte fund krizës.
Pika “bllokuese” midis maxhorancës dhe opozitës është ajo që ka të bëjë me procedimin e materialeve të kutive zgjedhore. Demokratët u përfaqësuan nga Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, ndërkohë që socialistët nga Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri.
Gjatë tre ditëve të fundit, katër përfaqësuesit kanë zhvilluar takime të përditshme, por rezultati qe dështimi i radhës, çka tregon se klasa politike e ka të vështirë të gjejë zgjidhje për problemet e saj. Gjatë ditës së sotme, kreu socialist, Edi Rama, ka mbledhur ekspertë të ligjeve të deputetët të partisë së tij për të diskutuar për këtë problem.
Mbledhja e Kuvendit e parashikuar për sot duket se nuk do të zhvillohet, pasi në seancë do të diskutohej pikërisht për ngritjen e komisionit hetimor. Tashmë kur palët s’kanë rënë dakord, mbledhja e Parlamentit s’do të kishte kuptim.
2010-12-27 17:14
[