E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha kërkon të sundojë shqiptarët

“U bënë tre vjet nga dita kur 26 njërëz të zakondshëm u vranë dhe kujtimi i asaj vrasje makavër me duart e një shteti të vënë në dispozicion të pushtetit, për përfitime të oborrit të Saliut, kumbon më shumë se çdo fjalë sot”.

Kjo ishte deklarata e kreut të PS Edi Rama ndërsa hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha, i cili pengon drejtësinë, demokracinë.

“Më shumë se çdo fjalë, ai kujtim, e te tjera vite në të cilat mund të kalojnë, flasin për padrejtësinë si themel i shtetit që Saliu dhe oborri i kusarëve të tij kanë ngritur dhe kërkojnë të blindojnë për të sunduar pafundësisht shqiptarët. U vranë 26 njërëz të varfër, të cilët bënin një punë të zezë, të cilët nuk figuronin në asnjë regjistër”.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës tha se kjo qeveri e ka kthyer vendin në një fabrikë vdekjeje dhe zgjidhja eshte largimi i kesaj qeverie vrastare .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›