E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha kërkon të tërheqë zvarrë parlamentin dhe në fund të zgjedhë një president në shërbim të tij

Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se për hir të interesave të vendit duhet dialog dhe konsensus, ndërkohë theksoi se duhet zhvilluar tryeza e përbashkët ku të gjithë palët parlamentare duhet të ulen për të bashkëpunuar. 

“Duhet të ulemi dhe të gjejmë fillin e arsyes për të bashkëpunuar. Ne nuk kemi kushtëzuar axhendën se si mund të ndahen katër pikat që kemi propozuar dhe se si mund të zgjidhen ato brenda harkut të këtij sesioni parlamentar. Ne e kemi bërë propozimin tonë që të ulemi në tryezë dhe të shprehim pikëpamjet tona”, tha Rama në një intervistë për Sokol Ballën në ‘Top Story’.

Ndër të tjera Rama theksoi se bisedimet janë të nevojshme për të realizuar katër detyrimet që nuk janë shpikur nga opozita, nuk janë as ultimatume, as parakushte për të dialoguar, por janë substanca e asaj cfarë kërkon prej muajsh komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.
Rama theksoi se kryeministri në fjalimin e tij në Parlament ishte i qartë; ai kërkon të tërheqë zvarrë parlamentin, të humbasë kohën e këtyre raundeve të para për të ardhur përsëri në pikënisjen e tij për të realizuar zgjedhjen e një presidenti, në shërbim të tij./TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›