Mbyllet seanca e parë për zgjedhjen e presidentit. Topalli: Zaganjori, kandidaturë serioze
Votimi i parë për presidentin e ri do të quhet i ezauruar pa u paraqitur asnjë kandidat. Pas disa diskutimeve në seancë, kryetarja e Kuvendit e mbylli atë, duke thënë se raundi i parë quhet i kryer. Ndaj mendimin se kandidati është serioz. Sot shqiptarët dhe jo vetëm ata i kanë sytë në këtë sallë. Unë nuk mund ta imagjinoj se të gjitha forcat politike do të kenë shpirtin e pranimit. Nëse e kanë, zgjidhja do jetë në raundin e dytë dhe të tretë. E mbyll këtë seancë duke thënë se votimi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidatë, ftoj Konferencën e Kryetarëve për të vendosur se kur do bëhet raundi i dytë, tha Topalli.
Xhezair Zaganjori nuk u paraqit si kandidat për të mos u djegur. Opozita shprehu kundërshtinë për emrin e tij. I pari që shkroi kundër tij ishte Erion Braçe. Ai citoi faktin se ai votoi në konflikt interesi për të zgjatur mandatin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
