E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha kerkon ti mbyll gojen opozites

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar shtyrjen e seancen plenare si nje taktike e kryeministrit Berisha per ti mbyllur gojen opozites.

Ne nje konference per shtyp kreu i selise roze theksoi se se kjo shtyrje behet per te mos u perballur me oferten e PS-se per permbytjet.

Fajet e qeverise nuk mbulohen duke fikur dritat e se vertetes te gjithe e kane kuptuar qe kjo qeveri i ka lene ne balte dhe mbyllja e Kuvendit eshte shprehja kuptimplote e zhytjes se qeverise theksoi Rama.

Sipas tij grupi parlamentar socialist kishte vendosur te diskutonte per permbytjet dhe per te dhene oferten e opozites qe keto permbytje te mos ndodhin me.

Opozita te mbronte propizimin e saj per te ndalur permbytjet dhe miratimin e nje plani konkret por Saliu e mbylli Kuvendin per te mbyllur gojen e opozites dhe per te lene hapur rrugen e permbytjeve theksoi me tej Rama.

Me tej Rama shtoi se mbyllja e Kuvendit tregon edhe tatepjeten e demokracise pas votave te vjedhura nga qeveria por theksoi se opozita do te vijoje te kerkoje masa te forte per te evituar permbytjet ne vend.

Ai gjithashtu fajesoi ministrin e ekonomise Meta si pergjegjes per permbytjet ne Shkoder. Ilir Meta te jape llogari qe pse u permbyt ultesira e Shkodres por edhe manovren e cmimit te energjise nga KESH-i theksoi kreu i selise roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›