E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kriset” dialogu pozitë-opozitë

Ndryshimet në tërësi të këtij Kodi janë miratuar me konsensus tre javët e fundit.

Palët nuk ranë dakord mbi propozimin e bërë nga Partia Socialiste, që për falsifikatorët e statistikave zyrtare të kishte dënim nga 6-8 vite burg, çka mazhoranca nuk ka qenë dakord.

Opozitarët e mbrojnë propozimin me kusht që të mbrohet ekonomia dhe të mos pësohet si me Greqinë, ndërsa për mazhorancën, një propozim i tillë nuk është miratuar në asnjë vend tjetër.

 “Ne kemi ngritur një shqetësim: duam të parandalojmë qytetarët që mbi saktësinë, mbi ndershmërinë duan të spekulojnë për interesat politike të ditës. Për këto motive e kemi”, tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

Në kundërshti, kreu i komisionit, Ilir Rusmajli, tha se Komisioni Evropian ka konstatuar se statistikat në Shqipëri janë të varfra dhe me nivel të ulët. “Për këtë reagimi nuk është me burg, reagimi është administrativ për të pasuruar këto statistika. Pse duhet të dalim ne me tezat që për anëtarët e qeverisë, ne duhet të veprojmë si në kohën e xhaxhit. Përndjekje, që kryetari i Partisë Socialiste i bën çdo njeriu, që ka një ofiq zyrtarë në këtë vend. I ka inat ai, ne nuk kemi çfarë ti bëjmë dhe kur ai të merr inat nuk të ndahet këmba këmbës". ”, theksoi Rusmajli.

Nga ana e tij, Xhafaj u shpreh, “ne po ju ndihmojmë të mos ngrini mur. Ne nuk e votojmë këtë kod”. Pas debatit që zgjati jo më pak se një orë, Rusmajli e hodhi propozimin në votim, ku ndryshimet pa pjesën e opozitës u miratuan vetëm me votat e mazhorancës. /Start/

                                                                                             2012-02-28 16:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›