E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha nacionalist primitiv

Nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama kritikoi ashpër nacionalizmat e vjetëruara të Kryeministrit, që sipas tij kanë vetëm shpjegime elektorale.

Ai tha se është e dënueshme që në kushtet kur Sali Berishës nuk i ka mbetur më asnjë ofertë për shqiptarët në këto zgjedhje, kërcënon imazhin e Shqipërisë si faktor stabilizues në rajon, por më shumë sesa kaq, vetë afrimin e mëtejshëm të shqiptarëve përmes aktivizimit të fantazmës së nacionalizmit primitiv ballkanik.

"Pasi ka udhëhequr Shqipërinë në rrugën e një rrënimi demokratik ekonomik dhe social, kreu i kësaj Qeverie, e cila ka mbërritur majën më të lartë Duke hapur regjistrin e pluhurosur të retorikës së vjetër ballkanike, provokative dhe kundërproduktive për interesin kombëtar të shqiptarëve, Kryeministri po kërcënon për oreksin e vet elektoral, vetë marrëdhënien e shkëlqyer me SHBAk

Edi Rama
të korrupsionit në historinë shqiptare, po rrezikon ta tjetërsojë rolin tradicional konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Duke hapur regjistrin e pluhurosur të retorikës së vjetër ballkanike, provokative dhe kundërproduktive për interesin kombëtar të shqiptarëve, Kryeministri po kërcënon për oreksin e vet elektoral, vetë marrëdhënien e shkëlqyer dhe partneritetin strategjik të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Rama.

Nga kjo Asamble, Rama i bëri apel kundërshtarit politik.

"Mos i përzieni zotëri interesat dhe punët e mëdha të kombit me interesin e vogël të pushtetit tuaj personal dhe me një proces zgjedhor, ku as mjafton të thuash jam ndryshimi, për të provuar se gjërat kanë ndryshuar për mirë nën qeverisjen tuaj dhe as tepron gjësend nga borxhet që Qeveria juaj u ka shqiptarëve për t'ju lënë në kurriz tani në fund dhe borxhin e një ngaterrese absurde ballkanike", tha Rama.

Pjesën më të madhe të fjalimit përpara anëtarëve të Asamblesë, Rama ia kushtoi detajimit të një sondazhi të fundit të bërë nga selia roze, ku rezulton se në shumicën dërrmuese të tyre, shqiptarët e vlerësojnë gjendjen në vend në të gjitha parametrat të keqe dhe shumë të keqe.

Sondazhi i opozitës rezulton se shqiptaret i shohin si shumë të rëndësishme zgjedhjet e qershorit dhe duke kërkuar në masën mbi 60 për qind rotacionion politik, duke nxjerrë përmes tij edhe shifra për rezultatin elektoral

"Këto të dhëna tregojnë që në rastin e vet më të mirë, në 23 qershor Partia Demokratike, nuk do t'i kalojë 60 deputetët. T'u japim njerëzve të gjitha arsyet për të besuar se jo vetëm ndryshimi është në prag, por se në atë prag do të ndodhë ndryshimi që njerëzit duan", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›