E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ina Rama,qëllime kriminale

Ish-ministriiMbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht një prej 30 të pandehurve të dosjes "Gërdeci", ka paditur djekryeprokurorenInaRama dhe vartësin e saj, Sokol Stojanin. Në akt-padinë e depozituar në Prokurorinë e Tiranës, Mediu vlerëson se Ina Rama po punon për qëllime kriminale dhe e akuzon kreun e organit të akuzës, për "shpërdorim detyre", si dhe "nxjerrje të sekretit hetimor". Dy avokatët mbrojtës të ish-ministritMediu, Ardian Visha dhe Petrit Serani, në një konferencë për shtyp kanë argumentuar dje, të gjitha shkeljet e kryera sipas tyre.

Ata treguan se deputeti Fatmir Mediu, ka paraqitur në ProkurorinëpranëGjykatëssë RrethitGjyqësorTiranëkallëzimin për Ina Ramën, pasi ajo "në datën 25 prill 2008, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të Republikës, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë me hetimin e çështjes penale, numër 3 të vitit 2008, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë kryer veprën penale të 'zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete' parashikuar nga Neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe atë të shpërdorimit të detyrës", - deklarojnë dy avokatëtembrojtjes. Më tej ata shtojnë se "për të realizuar qëllimin e saj kriminal dhe diskreditimin publik të z.Fatmir Mediu dhe për të krijuar një opinion të pavërtetë rreth tragjedisë së ndodhur në Gërdec, ajo gjatë deklarimit të kërkesës për heqjen e imunitetit, ka publikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të paligjshme ërmbajtjen e akteve procedurale të dosjes hetimore përkatëse". Visha tha se kryerja e veprimit të më sipërm bie në kundërshtim me Nenin 103 të Kodit të Procedurës

Penale si dhe Nenin 6 pika 2 të ligjit për "Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë". Përavokatët, shkeljetekryera ngaanaekryeprokurores, janë pasuar edhe nga vartësi i saj, prokurori Sokol Stojani, i cili drejtonte hetime te dosjes 'Gërdeci'". Dy mbrojtësit Visha dhe Serani kanë shpjeguar se Stojani, në emisionin"Opinion" të televizionit Klan, të datës 19 mars 2009, i ka sugjeruar

nëpërmjet dhjetëra mesazheve elektronike, (SMS) panelit të gazetarëve, pyetje për Fatmir Mediun, i ftuar në atë emision. "Prokurori Stojaninëpërmjetndërhyrjesme anë të të tretëve, në emisionin televiziv, për më tepër kur "puna" e tij hetimore, ka përfunduardhedosjakakaluarnë gjykatë, ka synuar diskreditimin publik të z.Mediu për shkak të abuzimit keqdashës dhejotransparent, tëdhënave që ai disponon për shkak të funksionit të tij të deritanishëm. Veprimi i z.Stojani, është jo vetëm I paligjshëm por edhe i paprecedentë në historinë

e Prokurorisë Shqiptare", shtojnë dy mbrojtësit. Sipas tyre, "për sa kohësatekstiipërçuar, përmban sugjerime për pyetje publike ndaj Fatmir Mediut, pa i hyrë subjektivisht fyerjeve të mundshmetëpërmbajturanë to, Mediu ka gjykuar që, nëpërmjet realizimit të veprimit të paligjshëm të mësipërm, për të tepër në kushtet kur për një vit rresht Prokuroriarefuzoitërealizojë pyetjen e tij institucionale, prokurori Sokol Stojani ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës".

Mbrojtja: Kallëzimi jo më parë, për të shmangur dyshimet

Dy mbrojtësit kanë deklaruar dje në konferencën për shtyp, se ish-ministri Mediu i paraqiti kallëzimet dje dhe jo më parë, për të shmangur çdo lloj dyshimi se ai po ushtronte presion mbi Prokurorinë e Përgjithshme. Kallëzimet, sipas avokatëve janë bërë vetëm të hënën, 23 mars 2009, pasi hetimet kanë përfunduar dhe dosja përkatëse është dërguar në gjykatën kompetente. Për më tepër, mbrojtësit ligjorë të Mediut kanë argumentuar se rezulton nga materialet e dosjes, se nuk ka asnjë vendim të prokurorisë për të publikuar dhe për të zbuluar

Mediu, paketë me DVD dhe foto për organin e akuzës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sqaron te se kryeprokurorja Ina Rama ne daten 25 prill 2008, ne bashkepunim me grupin e prokuroreve qe jane marre me hetimin e ceshtjes, kane organizuar nje konference per shtyp ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas Mediut kreu i prokurorise ka publikuar ne menyre te paligjshme, permbajtjen e aktit procedural te kerkeses se heqjes se imunitetit si deputet i Kuvendit te Republikes se Shqiperise, por edhe duke i shperndare gazetareve te pranishem kopjen e ketij akti. Per kete fakt, Mediu sqaron ne kallezimin e tij se deklarata e kryeprokurores mund te provohet nepermjet DVD-se, te dorezuar se bashku me kallezimin, ku eshte e regjistruar konferenca e plote per shtyp e Prokurores se Pergjithshme; fotografi te ketij aktiviteti te paligjshem, si dhe publikimet perkatese ne media. Ndersa ne lidhje me kallezimin e dyte, drejtuar prokurorit Sokol Stojani, ish-ministri Mediu, i kerkon organit te akuzes qe te vertetoje shkeljet nepermjet marrjes se tabulateve telefonike te numrit celular te prokurorit Sokol Stojani; sekuestrimit te aparatit te tij celular, si dhe vleresimit me ekspert te cdo fshirjeje te mundshme te ketyre SMS-ve. "Ne kushtet kur marrja e ketyre te dhenave eshte kompetence ekskluzive procedurale e prokurorise dhe ruajtja e tyre ne serverat, prane kompanive celulare perkatese eshte e kufizuar ne kohe, kerkoj kryerjen e veprimeve procedurale te menjehershme, per siguruar keto akte te domosdoshme per provueshmerine ose jo te vepres penale te prokurorit Stojani", shpjegonte ne fund te kallezimit te tij Mediu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›