Meta: Koalicion vetem me te majten progresiste, kurre me Sali Berishen
Kreu i partise Levizja Socialiste per Integrim Ilir Meta, i ben thirrje qeverise per subvencionim te shtresave ne nevoje, qe e kane te pamundur te perballojne koston per t'u pajisur me karta identiteti. "Ftoj te gjithe shqiptaret, qe te marrin pjese ne menyre intensive ne kete proces. Gjithashtu i kerkoj qeverise shqiptare qe te subvencionoje ne maksimumin e mundshem, te gjitha ato shtresa te shoqerise qe jane ne nje gjendje te renduar ekonomike, per shkak te te ardhurave te pakta dhe te rritjes se kostos se jeteses", u shpreh kreu i LSI-se Meta. Gjate aplikimit te tij per karte identiteti ne njesine nr. 7 ne kryeqytet, bashke me bashkeshorten Kryemadhi, Meta ka perseritur edhe njehere mundesine e bashkepunimit me Partine Socialiste, pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "LSI-ja, ka qene forca me kritike dhe me opozitare ndaj qeverise Berisha qe nga tragjedia e Gerdecit edhe ne vijimesi, po keshtu ka qene forca me e qarte qe eshte ne funksion te fitores se te majtes dhe forcave progresiste ne 28 qershor, dhe asnjehere askush nga perfaqesuesit e LSI-se nuk ka lene per te kuptuar, se mund te kete nje koalicion me Sali Berishen, perkundrazi", theksoi Meta. Njeheresh kreu i LSI ka nenvizuar se per shqetesimet qe mund te kene sjelle qendrimet e tij, ai mbetet i surprizuar nga habia qe kane ndjere disa aktore politike, pasi nuk e kupton pse jane cuditur. Sepse dihet qe LSI ka qene forca me kritike dhe me opozitare ndaj qeverise se Berishes, sidomos qe pas tragjedise se "Gerdecit" dhe ne vijimesi. Nder te tjera ai shtoi, se ka me se nje vit qe objektivi i forces qe ai drejton eshte nxjerrja ne pension politik, e kryeministrit Berisha. "Kete do ta arrijme me vote, permes zgjedhjeve te ndershme dhe te lira", tha Meta.