Rama: Berisha paguan taksa më pak se kur ishte në opozitë
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhje qeverie i cili e cilësoi taksën progresiste të PS-së si mjerane.
“Sot një infermiere paguan taksa 30 herë më shumë se kur Saliu ishte në opozitë, ndërsa Doktori paguan taksa më pak se kur ishte në opozitë!” ka theksuar Rama.
Më herët kreu i selizë rozë Rama reagoi edhe për rrëzimin e propozimeve të PS-së dje në Kuvend.
“Qeveria refuzoi propozimin tonë për uljen e taksave për rrogëtarët e zakonshëm dhe heqjen e TVSH për bukën qumështin ilaçet” ka shkruajtur në “Twitter” Rama.