E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët:Kominikim mes qeverisë dhe shoqërisë civile

Në mënyrë që demokracia të funksionojë duhet komunikimi më i madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile por mbi të gjitha transparencë në marrëdhënive mes tyre. Treshja e ambasadorëve kanë kërkuar që ti lihet më shumë hapësirë zërit të shoqërisë civile dhe kjo duhet rregulluar përmes një legjislacioni të qartë.
“Ne besojme se gjendja e shoqërisë civile është një gur prove për gjendjen e demokracisë. Ne besojmë se është e nevojshme që shoqëria civile të merret seriozisht. Ne besojmë se Shoqëria Civile ka nevojë për: Mbrojtje, Ruajtje dhe Promovim. Por është baza e filozofisë demokratike dhe ne të gjithë kemi përgjegjësinë për të gjetur mënyra që mundësojnë që zëri i shtetasve të dëgjohet dhe demokracia të funksionojë. Kjo do të thotë politika dhe legjislacion i BE-së në përputhje me nevojat e popullit” ka theksuar ambasadori i BE-së Sequi.
“Dua t`i referohem specifikiiht besimit reciprok mes këtyre aktorëve. Shoqëria civile duhet të shohë qeverinë jo si palë kundërshtare por si partnere në procesin e demokratzimit. Por nga ana tjetër besimi përforcohet kur qeveria kur kjo e fundit siguron transparencën me shoqërinë civile. Në këtë pikë dua të kujtoj se imuniteti i zyrtarëve të lartë krijon një mjedis të tillë që bën që drejtësia të mos funksionojë sipas rregullave. por smund të lejohet që dyshimi të pengojë transparencën dhe këtë bashkëpunim mes këtyre dy aktorëve të rëndësishëm” ka theksuar Arvizu.
Zëri i qeverisë në takimin e me diplomatët e huaj, ministri i financave Ridvan Bode duke parashtruar lehtësirat që iu janë krijuar OJF-të ka lajmëruar edhe hapat ligjore që po ndërmerren në këtë drejtim.
Këto deklarata u bënë gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile" që u mbajt në kuadrin e programit "People to People".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›