E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet 3 kg hashash në portin e Vlorës

Policia kufitare e Vlorës bëri të mundur ndalimin e autobusit të linjës Vlorë-Brindizi për të kryer kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. Gjatë procesit të kontrollit është pikasur një sasi prej 3 kg drogë e llojit kanabis sativa, në çantën e  shtetasit Besian Bregu 23 vjeç nga qyteti i Fierit, i cili u shoqërua në rajonin e Policisë.

Ky është rasti i dytë ku droga transportohet me autobusët e linjës Vlorë- Brindizi. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe në datën 3 tetor 2011, ku policia kufitare  ndaloi dy persona, të cilët po udhëtonin në drejtim të Italisë, pasi tentuan të  kalonin kontrabandë një sasi bime narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›