E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza: Turqia dha ryshfet për të rrëzuar paktin detar me Greqinë

Share

Gazeta Shqiptare i referohet sot një reportazhi të televizionit grek Skai, në lidhje me marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë. Televizioni ka intervistuar ish- ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis, që e nënshkroi këtë marrëveshje me homologun shqiptar, Lulzim Basha. Bakojanis ka deklaruar se kjo marrëveshje ka ngacmuar Greqinë. Duhet të them se kjo marrëveshje ishte state of the art. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste, që doli me argumentet se Greqia i mori të gjitha dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika. Nuk kisha ndonjë vërtetim, por nuk kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë, tha Bakojanis.

Por më tej shkon gazetari grek Stavros Lygeros, që thotë se Turqia dha ryshfet për të rrëzuar këtë marrëveshje. Bëhet e ditur, dhe këtë e di unë, do me thënë që e dinin dhe shërbimet e Ministrisë së Jashtme, që turqit ndërhynë shumë ashpër, duke dhënë ryshfet edhe tek gjykatësit që krijoi një klimë që çoi aty ku çoi, tha Lygeros.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›