E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po privatizon pasurite e shqiptareve Qamil Xhani

Privatizimi i pasurive shteterore eshte cilesuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama si nje tjeter shenje e korrupsionit te qeverise. Gjate nje takimi te zhvilluar ne qytetin e Beratit me elektoratin e selise roze, kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se me keto pasuri mund te zgjidheshin hallet dhe shqetesimet e shume qytetareve ne kete vend. "Jane pasuri me te cilat, pa as me te voglin dyshim mund te ushqeheshin qindra-mijera familje. Mund te kishin nje jete me te sigurt qindra e mijera shqiptare, qe sot jetojne ankthin dhe pasigurine e papunesise e te rritjes se cmimeve. Mund te kishin nje perspektive te hapur qindra-mijera femije, qe sot e gjithe diten, nuk arrijne dot te kene librat e tyre te shkolles. Por nuk ndodh keshtu, ndodh e kunderta, te gjitha keto pasuri regjimi vrastar i kusarise kerkon t'i ktheje ne pasuri te vetat dhe fajin e ka Saliu",-tha kryetari i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti Rama ka theksuar se keto pasuri jane planifikuar qe te privatizohen ne shkelje me ligjin, brenda dy muajve. "Perpara sesa te hynim ketu po flisnim me Erjonin e shoket e tjere, per ate qe po ndodh me pasurite e fundit te mbetura ende ne duart e ketij populli, te cilat kusaret duan me cdo kusht t'i shtien ne dore, duke i grabitur, diten per diell, pasi kane lajmeruar se do t'i privatizojne brenda ketyre dy muajve",-tha dje Rama. Takimi i zhvilluar ne qytetin e Beratit eshte pjese e turit qe ka ndermarre Partia Socialiste, nen moton "Fajin e ka Saliu". Rama eshte ndalur edhe ne alternativen e opozites per keto zgjedhje, duke thene se Partia Socialiste eshte shpresa e vetme per nje jete me te mire ne vend. Sipas tij situata ekonomike eshte deshperuese per gjithe qytetaret dhe vetem nje force me vizion mund t'u ktheje dinjitetin. "Sot nuk ka pune, sot nuk ka shprese, sot nuk ka siguri, sepse sot ne Shqiperi nuk ka konkurrence, fajin e ka Saliu. E pikerisht sepse ne duam t'i japim Shqiperise te gjitha rruget e konkurrences dhe shqiptareve mundesine qe me talentet e dhuntite e tyre, te jashtezakonshme te perfitojne nga keto rruge, e vetmja rruge eshte Partia Socialiste dhe ne rrugen e PS cdo shqiptare do te gjeje mundesine qe meriton per te jetuar me mire dhe per te rritur femijet e tij me i sigurt", u shpreh kryesocialisti Rama. Ne qytetin e Beratit, kryetari i PS-se ka zhvilluar dhe nje takim te mbyllur me drejtuesit e forumeve dhe degeve te selise roze ne kete qark. Ne kete takim eshte folur per kandidatura dhe shmangien e konflikteve ne kete zone. Konflikte qe kane ardhur edhe per shkak te divergjencave mes deputeteve kete ketij qarku. Partia Socialiste po pergatitet per te zhvilluar me daten 15 mars demonstraten e radhes ndaj qeverise. Gjate takimeve ne baze, kryesocialisti Edi Rama u ka bere thirrje qytetareve qe te marrin pjese ne kete manifestim, per te shprehur pakenaqesite e tyre ndaj mungeses se drejtesise ne vend dhe ndaj gjendjes ekonomike. Nga qyteti i Berati, Rama ka perseritur apelin se "ne 15 mars opozita do te manifestoje kunder padrejtesive". Kreu i PS-se, ka theksuar se qytetaret duhet te tregojne perbuzjen ndaj kultures se pandeshkueshmerise qe eshte vendosur sot ne vend nga drejtuesit e pushtetit. Ai ka theksuar se drejtesia eshte e nevojshme per te gjitha ngjarjet e renda qe kane ndodhur vitet e fundit ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›