Rama: Berisha po rrezikon statusin për Jozefinën e Ristanin
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike se ai po kërcënon me bllokim dhe bojkotim të parlamentit. Sipas Ramës, Berisha po pengon marrjen e statusit për Jozefinën dhe Ristanin.
Kryeministri thotë Rama kërcënon me bllokim! E vërteta: Ne i kërkojmë kryeministrit të mos kërcënojë Shqipërinë duke rrezikuar statusin e kandidatit për Jozefinën! Kryeministri thotë Rama kërcënon me bllokim! E vërteta: Ne i kërkojmë kryeministrit të mos kërcënoje zgjedhjet e ardhshme duke rrezikuar statusin për Ristanin!, shprehet Rama .
Ai ka theksuar më tej se PS-ja kërkon një president për të gjithë shqiptarët dhe një figurë të unitetit kombëtar.
Ne duam një President për Shqipërinë. Kryeministri do një president për vete. Ne duam një figurë uniteti kombëtar, kryeministri do një noter partiak. Dallim i qartë, thekson Rama.