E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shqipëria, lider në rajon për zhvillimin ekonomik

Topi gjatë fjalës në Debatin e Nivelit të Lartë në OKB

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka mbajtur një fjalim në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: Gjendja e Ekonomisë Botërore, të mbajtur në OKB.

Topi gjatë fjalës së tij duke folur për Shqipërinë ka theksuar se i janë kushtuar vëmendje e veçantë reformave ekonomike për tu përfshirë në ekonominë e tregut.

Presidenti është shprehur se vendi ynë përveçse është një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind deri në vitin 2009, gjë që ka çuar në një rritje të mirëqenies së shtetasve tanë, është shprehur Topi.

Por nga ana tjetër ai ka shtuar se në Shqipëri tashmë vihet re ndikimi i krizës pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›