FOTO LAJM: Bacës Berishë nuk i ecën më loja me patriotizmin
Kryeministrit Sali Berisha i duhej ky aktivitet i promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri- Kosovë për të përkëdhelur ndjenjat nacionaliste të shqiptarëve të Kosovës. Megjithatë, duke hedhur një vështrim tek komentet e bëra nga lexuesit në gazetat kosovare, e kupton se njerëzit aty janë të ndërgjegjshëm se kjo është vetëm një lojë politike e Berishës dhe Thaçit.
Komentet e gazetës më të madhe kosovare, Koha, janë më së shumti kundër kësaj shfaqje.
A do të thoni ndonjë gjë për ekonominë, ekonomia fillon me E, shkruan Petriti.
Kurse Arianiti shton se: Thaçi e Berisha po shohin se po fundosen partitë e tyre politike në Shqipëri e Kosovë dhe e bëjnë këtë gjë për politikë.
Dreni Skandinavi thotë se: Këto tubimet me pionerë i kujtojnë tubimet e xhaxhit Enver.
Trimi shkruan se: Pse po i thoni abetare e përbashkët, Shqipëria i ka katër lloje abetaresh.
Njëri thotë se mes Salës dhe Hashimit ka një ftohje, kurse Gjini thotë se të dy janë matrapazë të njohur. Dikush pyet se ku ishte presidenti shqiptar.
Kurse Gëzimi thotë se: Për Salën më e rëndësishme është Serbia se Presheva.
Ademi thotë se pengesë e integrimit mes dy vendeve janë pikërisht Thaçi e Berisha.
Kurse Beni e mbyll me një detaj shumë interesant: Berisha asnjëherë nuk e tha mirë emrin Presheva, por i tha Prishevë.
