E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Banka te ule cmimin e lekut Blerina Hoxha

Banka Qendrore duhet te liberalizoje politiken monetare, duke ulur koston e parase. Sugjerimin ne drejtim te autoritetit monetar, e ka dhene dje ministri i Financave, Ridvan Bode "Me c'shihet, zhvillimet ne zonen euro kane nje dinamizem shume te shpejte dhe kete duhet ta bejme edhe ne edhe banka, per te qene ne te njejtin akord dhe per te mos u kthyer ne pengese te rritjes ekonomike", u shpreh Bode. Ministri i Financave tha se ekonomia po pengohet nga kostoja e larte e parase dhe i ka bere thirrje bankave private, te ulin interesat e kredive. Pak dite me pare Banka e Shqiperise mori ne shqyrtim normen baze te interesit, duke mos e ndryshuar ate qe aktualisht eshte 5.25 per qind. Banka Qendrore i druhet nje ulje te metejshme te kostos se parase, per shkak te stimulimit qe mund te behet rritjes se inflacionit nga ky veprim. Banka e Shqiperise ka deklaruar jo me larg se nje jave me pare, se norma e interesit per lekun ndryshon, kryesisht per mbajtjen e inflacionit ne objektivin e synuar 3%, plus minus 1 per qind. Muajt e fundit, inflacioni e kaluan objektivin e Bankes se Shqiperise prej 3 per qind dhe nje ndryshim i normes se interesit, sipas logjikes mbi te cilen funksionon ndryshimi i kesaj norme, pritet nje reagim ne krahun rrites nga ana e Bankes. Por ministri i Financave, nga ana tjeter eshte i shqetesuar se normat e larta te interesit te lekut, po frenojne kreditimin ne leke. Por me shume se kaq kostoja e larte e parase, rendon me se shumti borxhin e shtetit. Pasi nje interesi i larte i bonove te thesarit, qe ka si reference normen baze te interesit perkthehet ne kosto shtese per borxhin e brendshem. Ashtu sic ndodh me cdo cmim tjeter, edhe normat e interesit ndikohen nga forcat e kerkeses dhe ofertes, dhe ne rastin tone nga kerkesa dhe oferta per kredi. Ne qofte se oferta per kredi nga huadhenesit eshte me e larte, ne krahasim me kerkesen e huamarresve, cmimi (norma e interesit) do te bjere, per shkak se huadhenesit konkurrojne me njeri-tjetrin per te afruar sa me shume kliente prane vetes. Ne rastet kur kerkesa eshte me e larte sesa oferta, norma e interesit do te rritet per shkak se huamarresit konkurrojne per te marre fonde qe jane te pamjaftueshme per te gjithe.
Bode: Borxhi publik ka nisur uljen
Ministri i Financave, Ridvan Bode tha dje se borxhi publik nuk eshte me problematik, pasi ka filluar te ulet, duke arritur ne 60% te GDP-se. "Borxhi publik eshte ulur, ka arritur ne 60% te GDP-se, duke mos qene me problematik", ka deklaruar ministri Bode. Duke folur edhe per borxhin e jashtem, Bode ka theksuar se vendi "ka kapacitet per ta shlyer ate, pasi eshte me afat te gjate". Komentet ne lidhje me borxhin Bode i ka bere ne nje konference te organizuar nga Banka Boterore. "Ne kemi vendosur qe borxhi publik i vendit duhet te zvogelohet dhe kjo per t'i krijuar siguri afatmesme dhe afatgjata ekonomise dhe nje stabilitet afatmesem e afatgjate, treguesve makro-ekonomike", tha ministri i Financave, Ridvan Bode.
BB: Borxhi ne Shqiperi, ne nivelin "kercenim"
Kur vendet me te ardhura mesatare arrijne nje nivel borxhi nga 40 ne 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto behet subjekt te asaj qe banka Boterore e cuan rreziku i borxhit, tha dje per mediat kryekonomisti i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine, Intermit Gill, i cili eshte per nje vizite ne vendin tone. "Dikush mund te shohe nivelet e borxhit ne vendet e zhvilluara te cilat jane edhe mbi 100 per qind dhe mund te thote se pse edhe vendet si Shqiperia nuk mund te kene nje borxh te larte. Por eksperienca tregon se vendet ne zhvillim me te ardhura mesatare nuk mund te tolerojne nivele te larta borxhi", sqaroi ai. Dhe ne rastin e Shqiperise duhet te behet shume kujdes, sepse niveli i borxhit ne Shqiperi eshte shume me i larte nga fqinjet u shpreh Gill. Sipas tij menaxhimi i financave publike paralajmeron se ,viti 2010 do te jete i veshtire dhe se ecuria e ekonomise ne cdo vend do te varet kryesisht nga menyra se si qeverite do administrojne financat publike. Vendet ne zhvillim te Evropes jane prekur me fort nga kriza se, cdo rajon tjeter ne bote. Ne parashikojme se edhe viti 2010 do te jete i veshtire. Por ajo qe po shohim eshte qe nese para krizes zhvillimi ekonomik ne Evrope ishte uniform, kjo ka ndryshuar pas krizes. Vendet qe po menaxhojne me mire financat e tyre publike po dalin me shpejt nga kriza dhe madje mund edhe tu rikthehen ritmeve te rritjes qe kishin para krizes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›