Rama: Berisha qëndron në pushtet duke përçarë shqiptarët mes tyre
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste në një intervistë për portalin e lajmeve Presheva Jonë është shprehur se Berisha është personi i cili mban peng zhvillimin normal të Shqipërisë. Lideri i opozitës ka nënvizuar se Berisha arrin të mbajë pushtetin duke përçarë.
Lidhur me ngjarjen e 21 janarit, kreu i PS-së ka shprehur qëndrimin se kryeministri është përgjegjës për vrasjen ndërsa kryeprokurorja është përgjegjëse për zbardhjen e së vërtetës.
Z.Rama, fillimisht bisedën tone po e nisim me një pyetje, siç thonë tek ne, ku dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha, pra me Preshevën. Meqë qëndruat ditë më parë në Preshevë si ju pritën dhe çfarë përshtypje u ndatë?
Ishin njerëz te mrekullueshëm. Varfëri e dhimbshme. Gjendje e padurueshme sociale për të cilën Shqipëria duhet me patjetër të bëjë diçka për të ndihmuar. Nuk prisja që në mes të dëborës e me një mot aq të ftohtë të më uronin mirëseardhjen aq shumë njerëz. U jam mirënjohës përgjithmonë dhe do të kthehem përsëri me shumë dëshirë.
Gjatë qëndrimit në Preshevë, madje dhe pas largimit në Tiranë keni folur për përkrahje, për mbështetje për popullatë e këtyre viseve. Mund të na thoni diç më konkretisht për çfarë përkrahje është fjala këtu?
Ne po përgatisim një projektligj që do ta dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një materniteti. Ndoshta është shumë, pak por është sidoqoftë diçka për të filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish-Jugosllavisë aty sështë ndërtuar asnjë shkollë e re. është rrëqethëse dhe e papranueshme.
Kur jemi tek Lugina e Preshevës, edhe pse jem në dimër, sa here nxehet situata në veri të Kosovës, po ashtu kjo situatë nxehet edhe në Luginë të Preshevës, çka nuk mungojnë edhe idetë e spekulimet e larmishme herë për këmbim territoresh e herë për ndarje të Kosovës. Po ju z. Rama si e shifni të ardhmen e Luginës ë Preshevës?
Ndërrimi i territoreve nuk është opsion. Kosova është shtet i Pavarur dhe i paprekshëm në integritetin e vet territorial. E ardhmja e Shqiptarëve ne rajon është Evropa dhe shqiptaret e Luginës se Preshevës meritojnë ne Evrope në trojet e tyre. Me liri e të drejta te plota e të paprekshme, me ekonomi të zhvilluar, me arsim e shëndetësi të denjë për një bashkësi njerëzish që jetojnë në mes te Evropes dhe sot janë ende larg saj për shkak politikash qorre që rrisin veç pakënaqësinë e dëshpërimin social.
Po cili do të ishte mesazhi i juaj për liderët politik në Ludigën e Preshvës, sepse edhe këtu edhe pse në Luginë janë një grusht shqiptarësh nuk, ka parit shumë dhe janë pa divergjenca, për tmos thënë përçarje ?
Po, sigurisht sa më të bashkuar të jenë shqiptaret aq më fort do të dëgjohet zëri i tyre.
Gjatë një interviste në Gjenevë me ministrin serb Daçiç ai i ka thënë agjencisë sonë se ma mirë ridefinim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, me dialog se sa me luftë. Për çka flasin këto deklarata dhe ju jeni për ndryshim të kufijve në Ballkan?
Serbia vazhdon te jete peng i së shkuarës dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin se Kosova lavdi Zotit dhe lavdi çlirimtarëve të saj së bashku me forcat e mëdha demokratike të botës, i ka ikur përfundimisht nga duart, nga okupimi. Kosova, sot është shtet më vete dhe Serbia duhet të kuptoje se me Kosovën duhet te sillet njësoj si me gjithë shtetet e tjera pasi çështja e Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmone. Sa me shpejt ta kuptoje këtë Serbia aq me mire do të jetë për popullin e saj dhe për gjithë rajonin. Lufta e sotme e Kosoves dhe Shqiperise eshte lufta per integrimin evropian të të dyja shteteve dhe përpjekja e përbashkët për një Ballkan të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Shqipëria mbështet e do të mbështesë përmes të gjithë faktorëve të saj politike çdo vendim e qëndrim të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë e me ardhmërinë evropiane të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë, që mes Shqipërisë e Serbisë nuk është me Kosova, Lugina e Preshevës ku është e domosdoshme rerspektimi i lirive dhe të drejtave të shqiptareve në këto vise.
Sikur në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës jeni i njohur në luftën rreth bashkisë së Tiranës. Më mirë sot e keni të jeni një kryetar i një partie, të një opozite të forte apo kryetar i një bashkie?
E kam jetuar me pasion te jashtezakonshëm punën në krye të Bashksisë së Tiranes dhe besoj kam të gjithë të drejtën të jem krenar për sa kam bëre bashke me njerezit e bashkise e me banoret e kryeqytetit ne këto nje mbedhjete vitet qe e transformuam Tiranen në një qytet europian. Sot jetoj me të njejtin pasion punën në krye të opozites shqiptare me bindjen se nesër do të transformojmë Shqipërinë e kyçur ne rrethin vicioz të prapambetjes e të gënjeshtrave qeveritare.
Po Kosova në sy të socialistëve shqiptarë? Mendoni se Kosova po ecën mirë, lobimi, njohjet një proces në rrugë të mbarë ?
Ajo çka ka ndodhur me Kosovën ne pak më shumë se dhjetë vjetëve eshte fantastike, e paimagjinueshme për shumëkend deri kur luftëtarët e guximshëm të saj dhe bota demokratike i dhanë fund barbarisë serbe në trojet tanime të çliruara e të pavarësuara të Kosovës. Kosova e fitoi luftën e nisur nga Ibrahim Rugova e ndjekësit e tij te vendosur dhe te kurorëzuar me sukses nga Hashim Thaçi e Ushtria e saj Clirimtare. Sot Kosova po lufton me te tjera halle e probleme, qe jane hallet e problemet ekonomike e sociale të një shteti të dalë nga nje errësire e gjatë, ndërkohë që procesi i njohjeve te shtetit te saj te ri është pa ndalesë e as kthim.
Ka mendime të larmishme rreth aktiviteteve të Vertvendsoje-s. Ju me cfare syri e shifni ket lëvizje ? Ku mund të arrihen qëlimet apo ambiciet politike, më mirë, më lehtë përmes rrugëve të qytetit apo ato insitucionale ?
Vetevendosja është pasuri kombëtare dhe për këtë skam asnjë dyshim. Ashtu siç nuk ka asnje dyshim se Albin Kurti është një ndër shqiptarët më të mirë me të mençur e më të kulturuar që jetojnë sot. Une skam leksione për te dhe e ndjek me admirim përpjekjen e tij pavarësisht se nuk ndaj me Albinin të njejten qasje strategjike per ardhmërine e shqiptareve. Por pa Albinin dhe Vetevendosjen politika shqiptare do te ishte padyshim shumë më e varfër.
Nuk mund të përfundojmë bisedën pa prekur marëdhëniet e juaj me pozitën, me shefin e saj Sali Berishën. Marëdhëniet me pushtetin i keni sot më të mira apo më të acaruara, se sa dikur, kur ju ishit në pushtet, dmth, partia e juaj apo?
Une skam qenë ndonjëhere në pushtet ne kuptimin e qeverisjes së Shqipërisë dhe jam i bindur se pertej personalitetit shume të diskutueshem te Sali Berishes, Shqiperia meriton te qeveriset shumë më mire dhe shqiptaret meritojnë shumë më tepër nga qeveria e tyre. Me Sali Berishen skam asgje personale, po thjesht nje vizion krejt të ndryshëm, një formim krejt të ndryshëm, një edukatë krejt të ndryshme. Sali Berisha është e shkuara që mban peng zhvillimin normal të Shqipërisë dhe përçan shqiptarët mesveti në funksion të një pushteti të korruptuar e injorant.
Ditëve të fundit në mediat shqiptare janë dy emra që po i hasim më së shpeshti ai i Ina Ramës dhe Sali Bersihës. Në Gjenevë takuam kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe ajo na tha se po na pengon Berisha për 21 janarin. Për cfarë pengesash është fjala ketu ?
Sali Berisha është përgjegjese për vrasjet e 21 janarit, ndërsa Ina Rama ka përgjegjësinë të hetojë deri në fund dhe të kërkojë drejtësi. Kështu që është e thjeshtë të kuptohet pse Saliu e pengon me çdo mjet hetimin dhe sulmon në mënyrën më primitive kryeprokuroren. E cila meriton të gjithë mbështetjen dhe respektin e shqiptarëve për kurajon e për integritetin profesional.
Z. Rama, edhe pse