Dy mjete me shpejtësi, aksidentohen në mes të Tiranës
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të vdekur apo lëndime serioze në njerëz. Mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para të së djelës, në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me unazën kur makinat u përplasën të dyja duke dalë nga rruga, ndërsa njëra prej tyre përfundoi në trotuarin përpara Piramidës. Ekspertët e qarkullimit dhe policia e rrugore e Tiranës pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dolën në konkluzionin se shkak i aksidentit ishte një parakalim i gabuar dhe shpejtësia me të cilën lëviznin të dy mjetet. Efektivët e qarkullimit, herë pas here kanë shprehur shqetësimin se në orët e para të ditëve të fundjavës, kryesisht mjetet që drejtohen nga të rinj lëvizin me shpejtësi nëpër rrugë duke u bërë jo vetëm burim aksidentesh por duke sjellë edhe probleme në trafik.