E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Berisha shkatërroi KQZ, mbahet në këmbë nga mercenarë

Gazeta Shqip

rama ne grupin e PSKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se ngjarja e një dite më parë në Kuvend, goditi Shqipërinë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, vetëm pak minuta pas takimit që pati me baroneshën Catherine Ashton, e cila vizitoi Tiranën në kuadër të një turi ballkanik, Rama i shprehu mirënjohjen zyrtares së lartë europiane për mesazhet e forta që përcolli.

Ndërkohë Rama akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se me votimin në seancën plenare të së hënës shkatërroi organin administrues të zgjedhjeve, përmes një akti brutal dhe të njëanshëm.

“Kryeministri në ikje po e përjeton keq verën e një vetmie të madhe. Berisha ka mbetur pa një aleat serioz dhe rrethohet nga mercenarë. Votimi i zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së është e njëjtë me atë të zgjedhjes së Presidentit në vitin 1996″, kujtoi Rama, duke shtuar se manovrat e paligjshme të Kryeministrit nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.
16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Berisha shkatërroi KQZ, mbahet në këmbë nga mercenarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›