E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha ska plan zhvillimi, ecën me vizionin pas meje u bëftë qameti

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke folur në tryezën për Planin e Përgjithshëm Kombëtar, është shprehur se qeveria nuk ka marrë masa për përshkallëzimin e krizës ekonomike.

Tani, Shqipëria po hyn në projeksionin e parashikuar prej nesh më pak se dy vite e gjysmë përpara. Tani dobësia e ekonomisë sot nuk është më forca e momenti por është vetë problemi, tha lideri i opozitës.

Sipas Ramës Berisha ecën me shprehjen e famshme pas meje u bëftë qameti pasi ende nuk ka asnjë plan të përgjithshëm kombëtar për zhvillimin e vendit.

Shqipëria nuk e ka një plan të përgjithshëm kombëtar. Sipas përcaktimit parlamenti duhet ta kishte prej kohës. Jo vetëm nuk e ka por nuk ka asnjë ide, asnjë program për ta disponuar këtë plan përpara se vendi të tkurret edhe më shumë deri në nivelin e humbjes së potencialet më të rëndësishëm, theksoi Rama. /F.Stafa/

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›