E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshira e fundit: Të bëhem qytetar amerikan

Neki Seferi

Dëshira e tij e fundit ishte të bëhej qytetar i Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani, 79-vjeçari Neki Seferi është duke marrë përkujdesje në spitalin Jacksonville pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër javën e kaluar. Tani ai mund të thotë se është zyrtarisht pjesë e tokës së lirë.

Seferi prej disa muajsh kishte probleme me funksionimin e zemrës. Familja e tij thotë se ai kishte një dëshirë të fundit para se të vdesë.

Doktorët ndërmorën një ndërhyrje ku mundësitë për të jetuar ishte 50 me 50.

Mendoj se të qenit qytetar amerikan do ti shpëtojë jetën, thotë nipi i tij, Ervin Seferi me shaka.

Ai tregon se gjysh i tij ka dy arritje në jetë: Transferimi në SHBA dhe marrja e shtetësisë.

Ai është rritur me idenë se Amerika është një shtet i madh dhe ai e besonte këtë edhe kur ishte në Shqipëri, thotë Ervini.

Disa vite më parë Nekiu dhe familja e tij u transferuan nga Shqipëria në Jacksonvlle. Marrja e shtetësisë ishte një proces i gjatë për atë.

Ai nisi procedurat para një viti. Procesi do të zgjaste edhe më për shkak të kontrollit që kryhet në kësisoj rastesh dhe familja ishte e shqetësuar se zemra e Nekiut nuk do të rezistonte për shumë kohë për të realizuar ëndrrën e tij.

Javnë e kaluar, pak ditë pas ndërhyrjes dhe zëvendësimit të valvulës, zyrtarët e emigrimit shkuan në dhomën e tij në spital dhe e bënë atë qytetar të SHBA-së.

Ai ishte i kënaqur dhe u përpoq të fliste me ne, por ishte shumë i lodhur, thotë Ervini.

Përfaqësuesi i tyre ligjor Ashuin Sharma tregon se shërbimi i emigrimit përshpejtojë procedurat kur mësuan se Nekiu mund të mos jetonte shumë gjatë.

Nuk është e pazakontë por gjithsesi është e radhë, thotë Sharma. Ai shton se Nekiu po vazhdon të qëndrojë në spital i vetëdijshëm se tani ai është zyrtarisht qytetar i SHBA-së. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›