E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vizitë tre ditore në Maqedoni

Bamir Topi

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Maqedoni me ftesë të homologut Xhorxh Ivanov.

Vizita e Topit në shtetin fqinj vjen në një kohë kur tensionet ndëretnike atje janë në një nivel shumë të lartë për shkak të ngjarjeve të fundit. Kjo çështje pritet të jetë edhe tema qendrore e takimit që ai do të mbajë kokë më kokë me Ivanovin.

Gjatë qëndrimit në Shkup, presidenti shqiptar pritet të zhvillojë takime dhe me kryeministrin Nikola Gruevski, me kreun e Kuvendit, Trajko Veljanoski, me liderin e opozitës Branko Cervenkovski si dhe me drejtuesit e dy partive kryesore shqiptare, me Ali Ahmetin e BDI-së, dheMenduh Thaçin e PDSH-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›